Uebinare edukative në kuadër të projektit “KriThink” të dedikuara për publikun e gjerë

Foto: Pexels

Fondacioni Metamorfozis në partneritet me EUROTHINK – Qendra për strategji evropiane gjatë muajit shkurt organizojnë uebinare të hapura publike në kuadër të aktiviteteve të parapara me projektin “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – KriThink”. Dy uebinarët edukativë kanë për qëllim t’i rrisin dhe t’i avancojnë kapacitetet e organizatave qytetare, por edhe të të gjitha institucioneve të interesuara, të individëve dhe të grupeve joformale të cilët janë të interesuar për temat e njohurive elementare mediatike, komunikimeve, mediave sociale.

Më poshtë janë dhënë të gjitha informacionet për paraqitjen, ndjekjen dhe pjesëmarrjen në uebinare.

——————————————————————————————————————————–

Për të marrë pjesë në uebinarin e parë publik të “KriThink”-ut në temën: “Promovimi në mediat sociale” duhet së pari të regjistroheni duke i plotësuar informatat në linkun e mëposhtëm: Registration URL – https://attendee.gotowebinar.com/register/4559060490001386508

Në linkun e njëjtën do të mundeni drejtpërdrejt të hyni në uebinar. Kur do ta aktivizoni linkun për herë të dytë, do të shfaqet një dritare “popup”, ku do të kërkohet prej jush që ta instaloni softuerin gotowebinar, pa të cilin nuk do të mund të merrni pjesë në ngjarje.

Në fund, programi po ashtu mund t’ju kërkojë ta futni kodin, gjegjësisht numrin e poshtëm të identifikimit (ID) të uebinarit: 739-008-387

UEBINARI 1

Titulli:  Promovimi në mediat sociale

Përshkrim i shkurtër: Pasqyrë e metodave më efektive për bashkëveprim me qytetarët përmes mediave sociale, për promovimin njohurive elementare mediatike dhe të mendimit kritik.

Data: 13.2.2019

Koha: Prej orës 11:00 deri në orën 12:00

Trajnerë: Filip Stojanovski, filip@metamorphosis.org.mk

Organizator: Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”

Materialet/veglat e nevojshme: Laptop me qasje në internet

——————————————————————————————————————————–

Për të marrë pjesë në uebinarin e dytë publik të “KriThink”-ut në temën: “Njohuritë elementare mediatike – Terminologjia dhe mjetet mësimore ndihmëse” duhet së pari të regjistroheni duke i plotësuar informatat në linkun e mëposhtëm: Registration URL – https://attendee.gotowebinar.com/register/9103900599506622220

Në linkun e njëjtën do të mundeni drejtpërdrejt të hyni në uebinar.

Kur do ta aktivizoni linkun për herë të dytë, do të shfaqet një dritare “popup”, ku do të kërkohet prej jush që ta instaloni softuerin gotowebinar, pa të cilin nuk do të mund të merrni pjesë në ngjarje.

Në fund, programi po ashtu mund t’ju kërkojë ta futni kodin, gjegjësisht numrin e poshtëm të identifikimit (ID) të uebinarit: 527-254-803

UEBINARI 2

Titulli:  Njohuritë elementare mediatike – Terminologjia dhe mjetet mësimore ndihmëse

Përshkrim i shkurtër: Diskutim për Doracakun për njohuritë elementare mediatike dhe ushtrime edukative. Këmbimi i përvojave të deritanishme nga projektet.

Data: 20.2.2019

Koha: Prej orës 11:00 deri në orën 12:00

Trajnerë:

Filip Stojanovski, filip@metamorphosis.org.mk

Goran Llazarov, goran.lazarov@eurothink.mk

Violeta Gligoroska, violeta@metamorphosis.org.mk

Organizator: Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”

Materialet/veglat e nevojshme: Laptop me qasje në internet