Vagoni i trenit nuk transporton ‘COVID-19’

Pas “shpërthimit” të virusit Covid 19, i njohur si Coronavirusi, bashkë me të nëpër rrjete sociale nëpër gjithë botën kanë qarkulluar teori të shumta konspiracioni. Disa thonë se “virusi ishte  krijuar nga njeriu dhe lëshohej qëllimisht mbi një popullatë të pambrojtur”, disa flisnin se si “ky virus ka filluar me testim në disa njerëz dhe më pas ka dalë prej kontrollit, duke u shndërruar në një pandemi botërore”. Shembuj me përmbajtje konspirative nuk kanë munguar as në vendin tonë. Një faqe fejsbuku e titulluar si “lajme” ka shpërndarë një fotografi, që tregon një makinë rezervuari hekurudhor të identifikuar si transportues ‘COVID-19’. 

Nga: Ajnur Bafqari

Foto

“Kjo është një foto e bërë në Kansas në Amerikë në shtator 2019 diçka nuk është në rregull” – thuhet në mbishkrim

Fotografia nuk është shkrepur në shtator të vitit 2019
Mbishkrimi se “gjoja” fotografia është shkrepur në shtator të vitit të kaluar dhe duke hapur dilema se mos ky virus është një plan i përgatitur paraprakisht. Ekipi ynë verifikoi menjëherë nëpërmjet TinEye, (gjë që mund ta bëni edhe ju, saherë që një fotografi ju hap dilema).

Kjo fotografi për herë të parë është paraqitur nëpër rrjete sociale, në mars të këtij viti, që hedh menjëherë poshtë dilemat që i ka hapur faqja në fjalë.

Nga një postim i thjeshtë, në një fotografi virale!
Postimi i parë me këtë fotografi është bërë në mediat sociale në mes të muajit mars të këtij viti, duke pohuar të tregonte një makinë rezervuari hekurudhor me emrin COVID-19, sikur të mbante një ngarkesë të virusit që shkakton sëmundje. Fotografia është postuar nga një profil me emrin Karen Collins,  ku thuhet se është marrë nga Larry Collins e që pyet se çfarë po ndodh me të vërtetë.

Linku deri te Fotografia

“Stolen from Larry Collins What’s really going on? Better wake up America.”

Stolen from Larry Collins
What’s really going on?
Better wake up America.

Vagonët hekurudhorë në SHBA përbëhen nga dy deri në katër shkronja, të ndjekura nga një numër gjashtëshifrorë

Në SH.B.A, veturat hekurudhore mbajnë shenja raportimi të caktuara nga Shoqata e Hekurudhave Amerikane të cilat përbëhen nga dy deri në katër shkronja të ndjekura nga një numër deri në gjashtë shifra dhe tregojnë pronësinë e veturës, siç tregohet në shembujt vijues:

Linku deri te Fotografitë

.
.
.

Është e qartë se “COVID-19” nuk është një përcaktim që përputhet me çdo shenjë të ligjshme të raportimit, as me ndonjë formë tjetër standarde të shënjimit ose identifikimit që dikush do të presë të gjejë në një makinë rezervuari hekurudhor.

Dhe sigurisht, nëse dikush (të themi) është të angazhuar në të vërtetë në përhapjen e qëllimshme të një virusi që shkakton sëmundje, ata do ta ruanin atë në kontejnerë specialë të paketuar në arka të pa shënjuara dhe të ngarkuara në kuti të zakonshëm, duke mos e transportuar atë përmes automjeteve tank të etiketuar qartë.

“Covid 19” nuk mund të bartet me mjet transportues
Për ta bërë akoma më të qartë, një makinë rezervuar e etiketuar “COVID-19” nuk ka aspak kuptim. COVID-19 nuk është një term që identifikon një virus ose ndonjë send tjetër fizik që mund të bartet. COVID-19 është emri i sëmundjes koronavirus të shkaktuar nga një virus i veçantë, kështu që një makinë tank e shënuar për të treguar se po bartte ‘COVID-19’ do të ngjante me një paketë që mbante një etiketë që tregon se ajo përmbante “DIABETET”.

Ky artikull është pjesë e raportimit special të Krithink-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.