Vërtetësia e “informatave të pretenduara” duhet të verifikohet

 

[Recension: LSDM-ja FILLOI TË HAJË NJERËZ TË GJALLË: Funksionari partiak i LSDM-së nga Koçana ia ka kafshuar veshin bashkëqytetarit të tij?]

 

Teksti që e recensojmë, bazohet në muhabete të çarshisë, e jo në fakte, deklarata dhe informacione të verifikuara. Nuk mund të thuhet se bëhet fjalë për artikull gazetaresk, sepse ai devijon nga rregullat themelore të gazetarisë.

Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja FILLOI TË HAJË NJERËZ TË GJALLË: Funksionari partiak i LSDM-së nga Koçana ia ka kafshuar veshin bashkëqytetarit të tij?

Data dhe koha e publikimit: 14.09.2018

Data e recensionit: 20.09.2018

Recensuese: Аna Anastasovska

Titulli “funksionari partiak i LSDM-së nga Koçana ia ka kafshuar veshin bashkëqytetarit të ti”, është bombastik dhe ai gjithsesi do t’ju detyrojë ta hapni tekstin.

Artikulli që në fillim informon për një ngjarje të pazakonshme, se funksionar i LSDM-së nga Koçana, në mes të ditës ia ka këputur veshin bashkëqytetarit të tij.

Shumë njerëz shpesh e përdorin shprehjen “gjithçka është tepruar”, dhe jo rrallë mu kjo shprehje e përdorur rezulton të jetë e vërtetë. Në të vërtetë, Infomaksi kupton për një ngjarje me të vërtetë të tepruar, që ka ndodhur para disa ditësh në Koçanë. Sipas informacioneve tona, bëhet fjalë për funksionar të lartë partiak të LSDM-së nga Koçana, i cili në mes të ditës ia ka këputur veshin bashkëqytetarit të tij në qendrën tregtare në qendër të qytetit.

Artikulli u referohet informatave të veta, gjegjësisht thekson se burimi i informacioneve është anonim. Sipas rregullave dhe standardeve të gazetarisë, lejohet që gazetari ta mbrojë burimin e tij të informacionit.

Në bazë të po atyre rregullave dhe standardeve, çdo informatë e fituar duhet të verifikohet nga sa më shumë palë që është e mundur që ajo të jetë e vërtetë. Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur në këtë tekst.

Pasi ia ka këputur veshin, ai gjoja e ka përtypur atë dhe pastaje ka pështyrë në tokë. Kjo ngjarje nuk është regjistruar në buletinin e MPB-së, mirëpo sipas informacioneve tona ngjarja nuk është paraqitur nga frika se bëhet fjalë për funksionar të lartë të LSDM-së.

Kur në një artikull përmendet shprehja “gjoja”, ai e humb peshën e tij. Ngjarja nuk është denoncuar në MPB, për shkak të frikës nga funksionari. Në informacionet janë të vërteta, atëherë është detyrë e gazetarit të paraqitet në MPB dhe të pyesë se a është kjo e vërtetë ose jo, dhe pastaj deklaratën e marrë t’ia përcjellë lexuesit. Kështu, lexuesi e ka vetëm njërën anë të tregimit që nuk mjafton që vetë të bëjë një vlerësim të vërtetësisë së tregimit.

Thuhet se bëhet fjalë për drejtorin e Ndërmarrjes publike komunale në Koçanë, Kirov Andrej, i cili është e funksionar i lartë partiak i LSDM-së, i cili para tre javësh në qytet fizikisht e sulmoi një aktivist partiak, i cili i ka kërkuar ndonjë shërbim, me ç’rast ia ka këputur një pjesë të veshit, të cilën pasi e ka këputur e ka përtypur dhe e ka pështyrë në tokë para dëshmitarëve okularë në qendrën e qytetit, në Qendrën tregtare në Koçan, e më pas as mjekët nuk kanë mundur t’i qepin pjesë e këputur të veshit të të sulmuarit.

Këtu përsëri përdoret shprehja “thuhet se” bëhet fjalë për Drejtorin e Ndërmarrjes publike komunale në Koçanë, Kirov Andrej, i cili është e funksionar i lartë partiak i LSDM-së. Mungon deklarata e personit të përmendur në artikull, gjegjësisht të kërkohet qëndrimi i tij, se a ia ka kafshuar me të vërtetë veshin bashkëqytetarit të tij.

Koçanasit thonë se edhe pse ngjarja ka ndodhur para 20 ditësh, policia ende e fsheh ngjarjen nga publiku i gjerë, edhe pse pjesëtarët e MPB-së kanë qenë të pranishëm atë natë në spital, ndërsa mjekët pa sukses janë munduar t’ia qepin veshin të sulmuarit.

Në fund lexuesit i potencohet se koçanasit kanë qenë dëshmitrarë të ngjarjes dhe të pranishëm në spital, ku ka pasur edhe pjesëtarë të MPB-së. Përmenden tre burime të informacionit, koçanasit, MPB-ja dhe spitali, por nga asnjëri prej tyre nuk është kërkuar deklaratë dhe ajo nuk është e pranishme në tekst.

I gjithë teksti është i bazuar në muhabete të çarshisë, gjegjësisht ai nuk është i besueshëm. Kur në artikull e kemi vetëm njërën anë të tregimit, atëherë ai nuk është tekst profesional gazetaresk, por tekst që shërben për ta bindur dhe për ta manipuluar publikun.