Vinçi “e ngriti” vërtetësinë e lajmit

[Recension: (FOTO) Një vinç para qeverisë, sonte do të vendoset tabela “Qeveria e Maqedonisë së  Veriut” ]

Artikulli spekulon se nxjerrja e shkronjave nga shkrimi “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” në ndërtesën e qeverisë menjëherë nënkupton vendosjen e tabelës me emrin e ri “Qeveria e Maqedonisë së Veriut”. Teksti është “zbukuruar” me detaje të pavërteta se makineri e ndërtimit, në mot me shi, do ta vendosë tabelën dhe vendos një paralele me aktivitetet e ngjashme që i bënte qeveria e Nikolla Gruevskit.

Si dëshmi për këtë janë bashkangjitur disa fotografi në të cilat me të vërtetë shihet një vinç, por jo edhe tabelë me emrin e ri të shtetit.

Linku deri te artikulli origjinal: (FOTO) Një vinç para qeverisë, sonte do të vendoset tabela “Qeveria e Maqedonisë së  Veriut” ]

Data dhe koha e publikimit: 11.2.2019

Data e recensionit: 12.2.2019

Recenzues: Simona Atanasova

 

Ajo që me të vërtetë mungon në këtë tekst është konfirmimi nga burimi relevant. Janë ofruar disa gjysmë-informata, por askush nuk e konfirmon vërtetësinë e tyre. Media, pa e verifikuar informatën te institucionet përkatëse, ka nxjerrë një përfundim, e ka publikuar këtë dhe ka dezinformuar një numër të madh njerëzish.

Lajmi u huazua edhe nga portalet e tjera, dhe ishte shpërndarë disa herë në rrjetet sociale. Në një publikim të këtij teksti në rrjetet sociale ka 120 komente dhe 20 shpërndarje.

Në fakt, situata reale është se mbishkrimi në qeveri nuk mund të ndërrohej derisa të përfundonin edhe disa hapa proceduralë.

Gjatë kohës kur u publikua teksti, qeveria ende e priste notën zyrtare verbale nga Greqia se e kishte ratifikuar Marrëveshjen e Prespës dhe se ai kishte hyrë në fuqi, të cilën e mori mbrëmë. Pastaj pritet që “Gazeta zyrtare” t’i publikojë ndryshimet kushtetuese që u sollën në Kuvend, si obligim nga Marrëveshja me Greqinë.

Pasi u plotësuan këto kushte, hyri në fuqi obligimi i shtetit për t’i riemërtuar institucionet shtetërore, duke përfshirë edhe qeverinë, përkatësisht për t’i vendosur tabelat me mbishkrim të ri. Por, qeveria ka afat prej katër muajsh për ta bërë këtë ndryshim. Pra, qeveria madje edhe sikur të donte, nuk ka mundur, siç pretendon teksti, të vendosë tabela në orët e vona të mbrëmjes para disa ditësh.

Demant zyrtar erdhi edhe nga qeveria. Ata thonë se nuk është vendosur tabelë e re, por se është ngjyrosur ndërtesa në vende ku ka qenë e dëmtuar para ceremonisë së ngritjes së flamurit të NATO-s.