Në rrjetin social “Facebook” këto ditë po shpërndahet një postim me një fotografi të një burri që në dorë mban maska mjekësore, të cilat gjoja i shiste në një autobus të NPT-së, me çmim prej 80 denarësh.
Nëntoka gjithmonë ka qenë më e shpejtë se institucionet… xhiruar sot në NPT… kuti me maska 1.200 denarë … një maskë 120 denarë… përndryshe në kushte normale një maskë kushton 7 denarë… (në çantën që e mban ka më shumë se 500 maska), thuhet në postimin në “Facebook”.
Disa qytetarë i besuan këtij informacioni, por disa dyshuan se nuk bëhet fjalë për autobus të NPT-së. Disa madje arritën të zbulojnë se fotografia është bërë në Rumani, e jo në Shkup.
Nëse kërkoni në “Google”, do të shihni se fotografia tashmë është postuar edhe në faqe të tjera, si p.sh. në faqen 3minute.net, ku fotografia ishte postuar më 25 shkurt. Sipas statusit, fotografia është bërë në qytetin e Krajovaës, në Rumani.