E pavërtetë e fshehur në lule

 

[Recension: Për lulet rreth qeverisë janë paraparë 670.000 euro ]

 

Një kritikë tepër keqdashëse dhe e paargumentuar drejtuar qeverisë, me qëllim që te publiku të shkaktojë efekt të revoltës për shkak të “shpenzimit joracional” të parave të qytetarëve. Me këtë rast, në mënyrë paushalle interpretohet vendimi për ndarjen e tenderin për rregullimin hortikulturor dhe mirëmbajtjen e objekteve dhe hapësirave në kuadër të objekteve shtetërore.

Linku deri te artikulli origjinal: Për lulet rreth qeverisë janë paraparë 670.000 euro

Data e publikimit: 22.8.2018

Data e recensionit: 24.8.2018

Recenzues: Aleksandar Pisarev

Teknikisht lajmi është i vendosur në dy fjali të zgjeruara, pa i respektuar standardet themelore për shkrimin e lajmeve, duke i fshehur faktet dhe të dhënat e rëndësishme se për të cilat objekte dhe hapësira vlen tenderi dhe për çfarë periudhe kohore.

Është shkelur njëri nga standardet dhe parimet themelore të raportimit gazetaresk – se lajmet dhe informatat duhet të bazohen në të vërtetën dhe në të dhëna të verifikuara, dhe me këtë rast faktet nuk duhet të fshihen.

“Rregullimi dhe mirëmbajtja hortikulturore” nuk është e njëjtë me “lulet”, ndërsa “objektet e administratës shtetërore” nuk është e njëjtë me “rreth qeverisë”. I gjithë lajmi, në fakt, është vendosur në një titull keqdashës, tendencioz dhe senzacionalist “Për lulet rreth qeverisë janë paraparë 670.000 euro.”

Është dashur të sqarohet qartë dhe të bëhet dallim ndërmjet furnizimit të luleve dhe rregullimit hortikulturor, siç njoftoi edhe qeveria, sepse, megjithatë, bëhet fjalë për 20 objekte shtetërore, sipërfaqja e të cilave për  mirëmbajtja dhe rregullim hortikulturor tejkalon 133 mijë metra katrorë dhe i referohet një periudhe prej tre vjetësh.