Projektin “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – CriThink” (ang. Critical Thinking for Mediawise Citizens – CriThink) e realizon Fondacioni “Metamorfozis” në partneritet me “Eurothink” në periudhën 01.01.2018 deri më 31.12.2020 me mbështetje të Bashkimit Evropian.
Qëllimi kryesor i projektit është t’i promovojë shkathtësitë elementare mediatike si bazë për ruajtjen e të drejtës së qytetarëve për të pasur mendime të ndryshme, duke e stimuluar kulturën e mendimit kritik, pluralizmin e mendimeve dhe vlerat demokratike.
Qëllimet specifike të projektit janë:
- Të inkurajohet kultura e të menduarit kritik përmes edukimit të publikut të gjerë për efektet e dëmshme të manipulimeve të mediave me demokracinë dhe vlerat evropiane.
- Të rriten kapacitetit e organizatave të shoqërisë civile dhe të mediave që të përballen me manipulimet e mediave (duke e përfshirë edhe gjuhën e urrejtjes) duke i përmirësuar shkathtësitë elementare mediatike në bashkëveprim me institucionet shtetërore.
- Të rritet kërkesa nga qytetarët për llogaridhënie dhe përgjegjësi më të madhe të mediave përmes edukimit joformal publik, promovimit të standardeve profesionale dhe praktikave ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së mendimit dhe të shprehjes.
Aktivitetet e parapara të projektit
- A1: Krijimi i përmbajtjeve dhe i veglave arsimore (qendër onlajn e resurseve, aplikacion edukativ, doracak për arsimin joformal për shkathtësitë elementare mediatike)
- A2: Ngritja e kapaciteteve të organizatave qytetare dhe të qytetarëve përmes edukimit joformal publik (skemës për grante të vogla për koalicionet ndërmjet organizatave qytetare, mediave dhe institucioneve lokale – 2 x 8 grante prej 5-7 mijë euro)
- A3: Aktivitete të dukshmërisë (ngjarje publike për mediat, promovim onlajn)
- A4: Hulumtime të bazuara në prova si bazë për krijimin e politikave publike dhe rekomandimeve për reformat e ardhshme në këtë fushë
- A5: Përfaqësim me qëllim të shkathtësitë elementare mediatike të bëhen pjesë e zhvillimeve kryesore në arsimin formal (ngjarje publike dhe lobim)