Një video në Facebook përhap dezinformata në lidhje me efektet e vaksinave Kovid-19. Videoja u bë virale në një kohë shumë të shkurtër, respektivisht në kohën e rishikimit tonë ajo kishte 2,900 reagime, 68 komente dhe 5,100 shpërndarje
Në video, gazetari Boban Nonkoviç prezanton për publikun, siç shprehet ai, “një studim nga Qendra e Vlerësimit dhe Kërkimit biologjik e Agjencisë Ushqimore dhe Barnave (FDA), i quajtur Plani i Monitorimit të Vaksinave Kovid-19″, sigurinë dhe efikasitetin e tyre, të nënshkruar nga Steve Anderson, i pari i qendrës së biostatikës dhe epidemiologjisë për vlerësime në FDA” me 30 tetor.
Problemi kryesor, domethënë e pavërteta kryesore në këtë video është linja (më saktësisht 22) efektet anësore të renditura që japin përshtypjen se ato tashmë kanë ndodhur, ose sa janë “përcaktuar nga FDA” , që në fakt bëhet fjalë për një plan të efekteve anësore që do të jetë subjekt i vëzhgimit në të ardhmen, përkatësisht gjatë vaksinimit. Për to thuhet se efeket anësore janë të mundshme, dhe është shtuar se lista mund të ndryshojë në të ardhmen në varësi të situatës. Nëse do të ishte diçka që tashmë është dëshmuar të ketë ndodhur, përkatësisht që efektet anësore të renditura janë një realitet, atëherë ato nuk mund të ndryshohen. Por le të fillojmë nga fillimi.
Sipas autorit të videos, bëhet fjalë për “raport mbi shfaqjen e efekteve anësore nga vaksinat që tashmë kanë filluar të jepen kundër Kovid-19 në Britaninë e Madhe”, nga Astra Zeneka, Pfizer dhe Biontek, ato që duhet të mbahen në minus 70 gradë “. Kjo është pjesërisht e pasaktë, sepse në Britaninë e Madhe vetëm vaksina Pfizer dhe Biontek janë të miratuara, e jo Astra Zeneka. Moderna dhe Astra Zeneka kanë kërkuar miratimin e rregullatorit emergjent në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Gjithashtu një gënjeshtër që këto vaksina duhet të ruhen në minus 70 gradë, pasi kjo vlen vetëm për vaksinën Pfizer dhe Biontek.
Vini re sa efekte anësore përcaktohen nga një agjenci shtetërore e autorizuar nga SHBA-të. Unë do t’ju tregoj në mënyrë që të gjithë që dëshirojmë të shëtisim nëpër qendra tregtare, të punojmë në kompani, të shkojmë jashtë kufijve të vendeve tona, private të dimë çfarë na pret sepse do të duhet të marrim këtë vaksinë. Jo sepse do të duam, por do të detyrohemi dhe për këtë do të kërkohet karta shëndetësore-19 që kemi marrë vaksinën dhe rivaksinimin, 21 ditë pas të parës, thekson Nonkovic në video.
Ky është gjithashtu një lajm i rremë, sepse autoritetet shëndetësore në vend theksuan se vaksina nuk do të jetë e detyrueshme, por do të merret vullnetarisht . Dhe askush nuk tha se do të kishte një ” kartë shëndetësore për Kovid-19 “. Gjegjësisht, OBSH nuk rekomandon pasaporta për imunitet ose testime për udhëtime. OBSH po shqyrton futjen e certifikatave elektronike të vaksinimit, të tilla si ato që po zhvillohen në bashkëpunim me Estoninë.
Estonia dhe agjencia e KB-aë filluan një projekt pilot në tetor për të zhvilluar një certifikatë dixhitale vaksinimi ose “karton të verdhë të zgjuar” si pjesë e iniciativës Kovaks, e cila synon të promovojë vaksinimin e koronavirusit në vendet në zhvillim.
Ne jemi duke shqyrtuar intensivisht se si të përdorim teknologjinë si përgjigje ndaj pandemisë dhe një mënyrë është konfirmimi i e-vaksinimit, tha Siddhartha Data, menaxheri i OBSH-së për sëmundjet e parandalueshme nga vaksinat.
Një tjetër zyrtare e lartë e OBSH-së, Catherine Smallwood, deklaroi se agjencia ishte kundër pasaportave si një mjet për normalizimin e udhëtimeve jashtë shtetit.
Ne nuk rekomandojmë një “pasaportë të imunitetit” ose testimin si një mjet për të parandaluar transmetimin ndërkufitar të koronavirusit, tha Smallwood, duke u kërkuar shteteve të bazojnë rekomandimet e udhëtimit sipas të dhënave për transmetim të kovidit-19.
Gjatë adresimit të tij në video, Nonkoviq ndalet në 20 efekte anësore të vaksinave “të përcaktuara nga FDA “.
Sindroma Guillain-Barré, është paralizë klasike, encefalomiolit, pastaj ka inflamacion të shtyllës kurrizore, kriza, sulm në zemër, narkolepsi dhe katalepsi, anafilaksi, infarkt akut të miokardit, miokardit ose perikardit, sëmundje autoimune, vdekje. Ndikim në shtatzëni dhe gjatë lindjes së fëmijëve me sëmundjet akute: reaksione alergjike jo anafilaktike, trombocitopeni, nënkupton mpiksjen intravaskulare, mpiksjen e gjakut, tromboembolizm venoz, artrit ose artralgjinë, sëmundjen Kavasaki, sindromën inflamatore multisistemale tek fëmijët dhe sëmundje të ndryshme të tjera të shkaktuara nga kjo vaksinë, ose këto vaksina sepse ky është një përfundim i përgjithshëm i FDA në lidhje me të gjitha vaksinat e testuara më parë dhe tani në përdorim për Kovid-19.
Përsëri e pavërtetë. Dokumenti i paraqitur nga Nonkoviç, siç tha ai vetë në fillim, është një PLAN zyrtar për monitorimin e sigurisë dhe efektivitetit të vaksinës Kovid-19 (Planet e CBER për monitorimin e sigurisë dhe efektivitetit të vaksinave COVID-19). Kjo, në fakt, do të thotë që dokumenti nuk është një raport ose përfundim mbi një plan tashmë të zbatuar.
Nëse lexoni të gjithë dokumentin, do të shihni se ai rendit të gjitha metodat, praktikat dhe mënyrat në të cilat CBER (Qendra për Vlerësimin dhe Kërkimin e Biologjikëve) do t’i zbatojë për kontrollim të sigurisë së vaksinave.
Lista që Nonkoviç ndan me, “efektet anësore të konfirmuara ” është, në fakt, një draft-listë e efekteve të mundshme anësore që do të ndiqen në procesin e monitorimit dhe vlerësimit të vaksinave. “Adverse effects” dhe “side effects” janë gjëra të ndryshme. Adverse effects janë ngjarje që marrësit e vaksinës raportojnë se ndodhin pasi kanë marrë një vaksinë, për të cilat nuk është konfirmuar se shkaku është vetë vaksina, dhe efektet anësore konfirmohen si efekte anësore nga vaksinimi. Pra, këtu nuk thuhet që këto fenomene kanë ndodhur gjatë testimit të vaksinës, por vetëm se autoritetet do t’i kushtojnë vëmendje të paraqitjes së mundshme, paraqitje e tyre e mundshme gjatë vaksinimit. Nëse do të bënte me fenomene që tashmë kanë ndodhur, atëherë me siguri do të kishte numra në përqindje, përkatësosht sa është përqindja e personave të anketuar që kanë pasur manifestime të tilla. Diçka të tillë, siç mund të shihet nga dokumenti, nuk ka.
Së fundmi, dokumenti nuk përmend ndonjë prodhues të vaksinave, pikërisht sepse nuk ka për qëllim vlerësimin e tyre, por vetëm për të deklaruar procesin që të gjithë ata që dëshirojnë të marrin miratimin e FDA do të duhet të kalojnë këtë proces.
Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të konkludohet se pikëpamjet e paraqitura në video nuk janë gjë tjetër veçse dezinformim i madh. Pretendime të tilla të rreme në kontekstin e një pandemie të koronavirusit mund të shkaktojnë dëme serioze në shëndetin e përgjithshëm publik dhe veçanërisht në procesin e vaksinimit, i cili është shpresa e vetme botërore për një kthim në jetën normale.
Qendra e resurseve në internet për shkathtësi mediatike dhe mendim kritik “Crithink” shërben si një arkivë publike e përmbajtjeve edukative dhe informuese të botuar nga “Metamorphosis” dhe nga projekte dhe organizata tjera, veçanërisht për anëtarët e Rrjetit për shkathtësi meidatike. Ky artikull u botua fillimisht nga shërbimi për verifikimin e fakteve “Vërtetmatësi” dhe është marrë me lejen e botuesit sipas kushteve të licencës Creative Commons – thekso burimin – pa intervenuar.