Impresumi – legjitimacion i medies

Фото: pxhere

Nëse në impresum nuk ekziston së paku emri dhe mbiemri i redaktorit dhe emri i botuesit, media e tillë dhe impresumi i tillë është problematik, për shkak se pas publikimeve nuk qëndron askush.

Shkruan: Аleksandar Pisarev

A mund të jetë një medie me të vërtetë medie nëse nuk ka impresum të publikuar qartë në ueb-faqen e saj? Nuk mund! Sepse kjo rubrikë e vogël është legjitimacioni i medies dhe lexuesve, shikuesve apo dëgjuesve (me një fjalë konsumatorëve) u jep një përgjigje të saktë se kush është përgjegjës për përmbajtjet që publikohen në faqet e tij. Kush është ai përgjegjës në medie të cilit mund t’i drejtohen konsumatorët nëse duan të reagojnë për diçka që është publikuar, të njoftojnë për ndonjë informatë të të pasaktë që është publikuar ose ta korrigjojnë atë. Me një fjalë, kjo rubrikë e vogël e medies që quhet impresum, u tregon konsumatorëve, gjegjësisht publikut të gjerë, se kush dhe “në emër të kujt” i informon ata për çështje me interes publik.

Edhe pse në Maqedoni ende është temë e diskutimeve dhe debateve të shumta në publik, Ligji me të cilin rregullohet puna e mediave dhe sjellja e tyre në hapësirën mediatike, shumë qartë e përcakton detyrimin e botuesit ose pronarit që në vend të dukshëm dhe në mënyrë transparente ta publikojë impresumin. Për fat të keq, jo të gjitha mediat e respektojnë këtë detyrim. Shumë prej tyre janë fare nuk kanë impresum, ose ai nuk është i plotë dhe nuk i ka informacionet e nevojshme relevante për botuesit dhe ekipin redaktues. Kjo është veçanërisht e dukshme te mediat e ndryshme elektronike dhe bloget, prania masive e të cilave në hapësirën mediatike është pasojë e zhvillimit të shpejtë teknologjik dhe internetit. Nuk bëhet fjalë vetëm për ueb-faqet dhe bloget, por edhe për portalet e etabluara që kanë ndikim të madh në krijimin e opinionit publik dhe kanë ndikim në tregun e informatave.

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë do të thotë termi impresum. Është marrë nga gjuha latine, nga fjala impressu, që nënkupton diçka që është shtypur/e shtypur. Kjo fjala është marrë edhe në gjuhën shqipe/maqedonase.

Kur bëhet fjalë për medie të shtypur ose medie elektronike, që pretendon të jetë i besueshëm, referent dhe ta gëzojë besimin e publikut, në impresumi duhet t’i përfshijë emrat e bartësve të këtyre funksioneve dhe të duket kështu: botues, drejtor dhe kryeredaktor, zëvendës-kryeredaktor, redaktor përgjegjës, redaktor i rubrikës politike, redaktor i rubrikës së politikës së jashtme, redaktor i rrjetit të korrespondencës, redaktor i ueb-faqes.

Pastaj vijnë: gazetarët/reporterët, redaktori i fotografisë, redaktori i botimeve të veçanta…, fotoreporterët, drejtori artistik, kolumnistët e rregullt, bashkëpunëtorët e rregullt, konsulentët profesionalë, lektori.

Kuptohet, kjo është vetëm një mostrë. Renditja e pozitave ose vetë pozitat mund të jenë më ndryshe, varësisht nga natyra e medies.

Impresumi në shumë vende është edhe obligim ligjor i botuesit. Një medie e caktuar, gazetë e shtypur ose elektronike, libër, publikim, etj. duhet ta shënojë qartë emrin e botuesit dhe redaktorit që janë përgjegjës për përmbajtjen e asaj që është shtypur ose publikuar. Nëse bëhet fjalë për medie të shtypur, publikim ose libër, impresumi duhet ta përmbajë edhe vitin e botimit, numrin e kopjeve, lektorin…

Në Maqedoni kjo është rregulluar dhe sqaruar në mënyrë precize edhe në Ligjin për media, i cili në kapiturllin “Impresum” në nenin 14, paragrafi 1 thotë:

Botuesi i medias është i detyruar në vend të dukshëm për çdo bartës individual të përmbajtjes (për shembull ekzemplar të medies së shtypur, dhe emision televiziv) të sigurojë publikimin e këtyre të dhënave: – emrin dhe adresën e selisë dhe redaksisë së botuesit të medias, – emrin e personit përgjegjës të botuesit të medias, emrin dhe mbiemrin e redaktorit përgjegjës, përkatësisht redaktorëve, në pajtim me organizimin e brendshëm të redaksisë dhe – emrin dhe adresën e shtypshkronjës dhe datën e shtypjes ose rishtypjes, si dhe numrin e ekzemplarëve të shtypur, kur bëhet fjalë për medie të shtypur.

E njëjta gjë vlen edhe për portalet. Portalet sipas versionit më të fundit të rregullave ligjore nuk do të duhet të regjistrohen në Agjencinë për media, por vetëm në Regjistrin qendror. Megjithatë, Agjencia për media do të ketë funksion mbikëqyrës mbi portalet, të cilat me të renë quhen publikime elektronike.