Merkel nuk ka deklaruar se Gjermania do të mbyllet tërësisht

Një publikim në Facebook shpërndan informacion të pasaktë se kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se do të mbyll vendin. Qeveritë gjermane vendosën masa të rrepta restriktive me të cilat kufizohen kontaktet në mes njerëzve, për të zvogëluar disi rritjen enorme të personave të infektuar me Covid-19, por jo edhe mbyllje të plotë të shtetit. 

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook dezinformohet opinioni se Gjermania tërësisht mbyllet nga java e ardhshme, më saktë, nga e hëna, më 2 nëntor. Në vet postim nëpërmjet vegzës është paraqitur një shkrim me titullin: MERKEL: Mbyllet tërësisht Gjermania nga e hëna”me çka një pretendim i tillë nuk është i saktë, paraqet interpretim të gabuar të masave kufizuese të cilat i zbaton Gjermania për të ndërprerë rritjen eksponenciale të numrit të të infektuarve me virusin korona.

Për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë?

Siç transmetoi “Deutsche Welle”, për shkak të fluksit të të sapoinfektuarve me virusin korona, qeveritë gjermane janë pajtuar nga e hëna të zbatojnë kufizim njëmujor të jetës publike, kur përfshihet mbyllja e restoranteve, teatrove dhe palestrave. 

Do të kufizohen mbledhje private deri në  persona prej më së shumti dy shtëpive, ndërsa ngjarjet sportive profesionale do të zhvillohen mbrapa dyerve të mbyllura. Qytetarëve ju propozohet që të mos udhëtojnë për arsye private ose pa arsye, ndërsa qëndrimi në hotel do të bëhet vetëm për udhëtime të detyruara biznesi. Por, shkollat dhe çerdhet do të mbeten të hapuara, si dhe shitoret, me respketim të masave për largësi sociale dhe higjenë.

Që do të thotë se Gjermania nuk mbyllet tërësisht, sikuse pretendon (titulli) dhe më pas duke thirrur në deklaratën e kancelares gjermane Angela Merkel (!), por kufizohen kontaktet mes njerëzve, për të ulur numrin enorm të të infektuarve (vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar pothuajse 19.000 të infektuar).

Vet shkrimi, është konfuz. Është nxjerr titull nga citimi i Merkel, edhe pse ajo nuk ka deklaruar një gjë të tillë. Është interesante se brenda në tekst nuk ka deklaratë të Merkel, është është vendosur si pjesë e konstruktit të titullit?!

Teksti fizikisht thirret në gazetën gjermane “Bild” (duke mos dhënë vegzë) së pari thuhet se “në mënyrë ekskluzive zbulon se si udhëheqësit e shteteve janë pajtuar me Merkel, ashtu që vendi të hënë hy në karantin”. Që më pas të shtojë: “Bild” shton se kancelarja dhe ministrat janë marr vesh për masa të reja, por akoma nuk ka asnjë informacion. Edhe këtu, nga njëra anë komunikohet në mënyrë ekskluzive se “vendi do të shkojë në karantin”, ndërsa nga ana tjetër “akoma nuk ka asnjë informacion” (!) Që tingëllon konfuze – kanë apo nuk kanë “informacione ekskluzive”, në të cilat bazohet ky tekst, për më tepër titulli në të cilin citohet Merkel?

Anash faktit që fjala” karantin” nuk mund të përdoret në një kuptim të tillë as në gjuhën maqedonase, as në gjuhë të tjera, si për shembull në anglisht. Shumë qartë është e definuar si “izolim i të sëmurëve (njerëzve, bagëtive, bimëve) nga sëmundjen infektuese për shkak të mbrojtjes dhe parandalimit të shpërndajtes së epidemisë”. Do të thotë, karantin ju referohet të sëmurëve dhe atyre për të cilët ka dyshim se janë të sëmurë, dhe jo për gjithë shtetit. Për këtë në gjuhën angleze, për orën policore thuhet, zbatimi i kufizimeve të ndryshme ose ndalesa për dalje nga shtëpia thuhet me fjalën “lockdown”, që do të thotë, “gjendje izolimi ose kufizimi i zbatuar si masë sigurie” dhe ka kuptim më të gjerë se karantina, por asnjë mas e tillë nuk zbatohet në Gjermani (sikurse edhe te ne).

Për hirë të së vëretës, atë ditë (28.10.2020) ky nuk ka qenë shkrimi i vetëm i cili informoi gabimisht opinionin për masat e reja kufizuese në Gjermani, Me tituj të tillë dolën më tepër mediume:

  1. Merkel mbyll tërësisht Gjermanin nga e hëna – „Faktor“
  2. Angela po mbyllet’: Gjermania shkon në karantin nga e hëna –„MMS.mk“
  3. Gjermania nga e hëna në karantin – Netpress
  4. Merkeli vendosi–  Gjermania në karantin – Lokale
  5. Merkelo po mbyllet: Gjermania shkon në karantin të plotë – „Republika“
  6. MERKELI E PRERË: Gjermani shkon në karantin! -„Еkran.mk“
  7. Merkel e prerë – Gjermania në karantinГерманија оди во карантин – „Standard“
  8. Gjermani shkon në karantin të plotë: Angela Merkel ndërmorri masa rigozore – „Shkup 24“

Disa kanë edhe shkrim korrekte në pjesën e përmbajtjes, po zgjodhën titull dhe nëntituj të gabuar:

  1. Gjermani shkon në karantin një mujor – „24.mk“
  2. Gjermani shkon në karantin njëmujor – „А1 ON“
  3. Gjermania shkon në karantin njëmujor –„Info.mk“
  4. Gjermania shkon në karantin tërë muajin – „Plusinfo“
  5. Gjermania shkon në karantin njëmujor – „Infomaks“
  6. VIDEO: Merkel mnbylli Gjermanin, karantin prej 2 nëntorit – „Slloboden pecat“
  7. Merkel në daljen para popullit njoftoi karantin katërmujore (VIDEO) – „Kanal 5“
  8. Merkel e prerë – Gjermania shkon në karantin (VIDEO) – „MKD“

Sipas kësaj që u komunikua, siç mund të shihet nga daljet e kancelares Merkel pas mbledhjes me ministrat në Gjermani, vendosi masa kufizuese të rrepta, por jo edhe karantin në kuptimin e mbylljes së plotë, siç pretendon dezinformata e recenzuar.

 

Qendra e resurseve në internet për shkathtësi mediatike dhe mendim kritik “Crithink” shërben si një arkivë publike e përmbajtjeve edukative dhe informuese të botuar nga “Metamorphosis” dhe nga projekte dhe organizata tjera, veçanërisht për anëtarët e Rrjetit për shkathtësi meidatike. Ky artikull u botua fillimisht nga shërbimi për verifikimin e fakteve “Vërtetmatësi” dhe është marrë me lejen e botuesit sipas kushteve të licencës Creative Commons – thekso burimin – pa intervenuar.