Tre foshnje kanë vdekur nga epidemia e fruthit, që në Maqedoni filloi në dhjetor të vitit 2018, duke e rritur frikën se është rezultat i propagandës shumëvjeçare kundër vaksinimit të promovuar prej popullistëve të së djathtës, shkruan “Gllobal vojsis”.
Ndërmjet tre deri në dhjetë persona në ditë diagnostikohen me fruth në Maqedoni ndërsa mbi 259 persona janë evidentuar si të sëmurë deri tani, ka publikuar Instituti për Shëndet publik, institucioni kryesor shëndetësor nacional.
Instituti gjithashtu ka theksuar që më tepër se gjysma e rasteve të regjistruara janë fëmijë të moshës nën katër vjeç, derisa, në anën tjetër, secila viktimë e pestë është mbi moshën 30.
Ndërkohë, mediat progresive dhe organizatat civile i kanë kushtuar vëmendje problemit me dezinformimin, kurse qytetarët i përdorin rrjetet sociale si mjet për konfrontim me ata të cilët e mbështesin ndërprerjen e vaksinimit (të ashtuquajturit “antivaksinues” apo “antivaksinator”).
Skandali me kompaninë farmaceutike e cila gjoja ka vendosur data të gabuara në deklaratat e importuara në Maqedoni, kundër të cilës është nisur hetimi, në mënyrë plotësuese ka përforcuar pozicionet e oponentëve të vaksinimit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni këtu.