Aktori spanjoll i pornografisë me “100 fytyra”, u bë edhe Mihaili nga Kërçova që ka shpikur ilaç kundër koronavirusit

Fotografia që shpërndahet në Facebook nuk është Mihaili nga Kërçova, i njëjti as nuk ka shpikur ilaçin kundër koronavirusit. Personi me pallto të bardhë është në të vërtetë një aktor pornografie nga Spanja. Faqja për verifikimin e fakteve Columbiachek, si dhe Maldita.es, zbërthyen lajmet e rreme rreth aktorit të pornografisë.

PostimiFacebook përhap lajme të rreme se “Mihaili, i lindur në fshatin Bukojçani, rajoni i Kërçovës … ka gjetur një kurë efektive për koronavirusin…. Por askush nuk flet për këtë në lajme, ata janë të përmbytur me politikë”.

Përveç postimit, ka edhe një fotografi të një të riu të veshur me një pallto të bardhë.

Bravo për Mihailin. Maqedonisë i duhen fëmijë të tillë”, thuhet në postimin në Facebook, në të cilin është shpërndarë fotografia dhe sqarimi për Mihailin nga Kërçova.

 

Kontrolli ynë tregoi se në fotografi nuk është Mihaili nga Kërçova, dhe ai as nuk ka shpikur kurë për koronavirusin. Personi me pallto të bardhë në të vërtetë është aktor pornografik nga Spanja.

Nëse kërkoni foton në Google, do të shihni se ajo shfaqet në spanjisht në statuse në Twitter, tek të cilët thuhet se personi është mjeku i ri Alberto Sançez, i cili ka vdekur derisa ka punuar me pacientët me COVID-19.

 

Ky është Alberto Sançez, mjek në spitalin De la Paz në Madrid, i cili sapo ka vdekur në moshën 24 vjeç nga koronavirusi, pas punës së madhe dhe përpjekjes për kujdes për qindra pacientë, por pasi ai nuk është një futbollist apo një këngëtar, ai nuk do të ketë vlerësimin e merituar.

Në një status tjetër të postuar në Facebook në prill të vitit 2020, personazhi është dr.Akvills Baeza Vergaraç.

Ai është dr.Akvils Baeza Vergara, i cili sapo vdiq pas 6 ditësh punë pa pushim në spitalin La Raza në CDMH. Ai arriti të shërojë shumë njerëz nga koronavirusi me koston e jetës së tij, me origjinë nga Tlaksala. Askush nuk do ta shpërndajë, pasi ai nuk është futbollist, politikan apo yll roku.

Faqja “Columbiachek” për verifikimin e fakteve, e zbardhi këtë lajm në qershor të vitit 2020.

Edhe një herë, fotografia e aktorit të famshëm spanjoll të pornografisë Angel Munjoz, i njohur si “Zhordi El Ninjo Pola”, njeriu me një mijë karaktere dhe një mijë profesione (në rrjetet sociale paraqitet si mjek, inxhinier, zëvendës, gjykatës, bursist , nipi i Andres Felipe Arias), përdoret në rrjetet sociale kolumbiane për të gjeneruar dezinformata, shkruan Columbiachek.

Edhe faqja Maldita.es, gjithashtu zbardhi lajmin në lidhje me karakterin e aktorit pornografik në mars të 2020 dhe shkruajti se ai madje ishte paraqitur si njeriu që shpiku vaksinën kundër gripit H1X1.

Në fund, mund të përfundojmë se Mihaili nga Kërçova nuk ekziston, aq më pak se ai gjeti ilaç për koronavirusin me të cilin u shëruan shumë njerëz. Mashtrime të tilla në rrjetet sociale janë shumë të zakonshme, dhe njerëzit e shpërndajnë këtë lajm të rremë pa kontrolluar më parë se për çfarë bëhet fjalë.

 

Qendra e resurseve në internet për shkathtësi mediatike dhe mendim kritik “Crithink” shërben si një arkivë publike e përmbajtjeve edukative dhe informuese të botuar nga “Metamorphosis” dhe nga projekte dhe organizata tjera, veçanërisht për anëtarët e Rrjetit për shkathtësi meidatike. Ky artikull u botua fillimisht nga shërbimi për verifikimin e fakteve “Vërtetmatësi” dhe është marrë me lejen e botuesit sipas kushteve të licencës Creative Commons – thekso burimin – pa intervenuar.