Apeli i kandidatit për president në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Blerim Reka, që të dilet në votime në rrethin e dytë në këtë tekst transmtohet si bashkëngjitje e tij ndaj partisë shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe mbështetje të kandidatit për president në rrethin e dytë të zgjedhjeve, Stevo Pendarovski, edhe pse në apelin e Rekës nuk u shkruajt ashtu.
Linku deri te artikulli: “Dorëzohet Reka, i bashkangjitet BDI-së në përkrahje të kandidatit konsensual Pendarovski”
Data e publikimit: 03.05.2019
Data e recensionit: 09.05.2019
Recensuese: Fatbardha Curri
Titull bombastik
“Dorëzohet Reka, i bashkëngjitet BDI-së në përkrahje të kandidatit konsensual Pendarovski”, kështu shkruan titulli i lajmit të recensuar.
Titulli është sensacional, sepse nëse lexohet apeli i Blerim Rekës në faqen zyrtare të tij, ai nuk ka shkruar se i bashkëngjitet BDI-së, as se e mbështet kandidatin presidencial në rrethin e dytë, të mbështetur nga BDI-ja dhe 29 parti politike të tjera, Stevo Pendarovski dhe as që dorëzohet.
Fotografi manipuluese
Përdorimi i fotografisë së Blerim Rekës i cili mban dorën lartë me gishtin tregues ngritur, nënkupton se media ka manipuluar publikun me të njëjtën, duke bërë përpjekje që të dëshmojë pjesën e parë të titullit, “dorëzimin e Rekës”, sepse përdorimi i gishtit tregues kur jeni duke biseduar është një sinjal për të treguar se po ju thuhet diçka e rëndësishme, paralajmëruese. Është shprehje e autoritetit dhe e vendosmërisë. Në rastin e Rekës, gishti simbolizonte numrin rendor të tij në fletën e votimit.
Koncepti i manipulimi “Thirrje në autoritet”
Manipulimi i publikut është bërë duke u thirrur në autoritetet e subjekteve: Blerim Reka, BDI-ja, Stevo Pendarovski dhe Zoran Zaevin. Tre të parët edhe pse i kanë përmendur, nuk kanë përcjellë asnjë deklaratë të tyre që do ta dëshmonte se burimi i informacionit është i vërtetë. I vetmi burim i informatës, në këtë rast jorelevant për të dëshmuar vërtetësinë e burimit të informacionit, janë komentet e qytetarëve në fb dhe lideri i Lidhjes Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev. Si qytetarët edhe Zaevi në këtë rast nuk janë burim i vërtetë i informacionit.
“Komentuesit politik si dhe qytetarët në rrjetet sociale theksojnë që Reka iu bashkëngjit qëndrimit të BDI-së dhe Ali Ahmetit për të përkrahur kandidatin konsensual për President, Stevo Pendarovski. Reka në postimin e tij shton se është e drejtë e qytetarëve të vendosin për cilin do ta japin votën e tyre në raundin e dytë. Edhe Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev mbrëmë nga Ohri deklaroi se edhe kandidati i tretë për president, Blerim Reka bëri thirrje për të votuar për Evropë dhe NATO, gjegjësisht siç tha për Stevo Pendarovskin. “Edhe kandidati i tretë tha votoni për Evropë, për NATO, shumë qartë për Stevo Pendarovskin”, thuhet në lajmin e recensuar.
Duke shqyrtuar të gjitha këto elemente të lajmit, mund të përfundojmë se titulli dhe lajmi në vend se të informojë saktë, dezinformon publikun.
Për lexuesit: Komentet e qytetarëve s’janë burim i informacionit
Komentet e qytetarëve dhe deklaratat e personave të tretë apo të katërt, në rastin në fjalë citimi i Zaevit, dhe jo të personave autorial të cituar në lajme të mediave të caktuara, në rastin tonë të Rekës, s’mund të jenë burim i informacionit. Burim i informacionit mund të vërtetohet nëse i njëjti përcillet me deklarata të subjektit kryesor. Në rastin në fjalë, burim i informacionit për dorëzimin e Blerim Rekës, bashkëngjitjen ndaj BDI-së dhe përkrahjen e Stevo Pendarovskit, nëse e njëjta do të ishte deklaruar nga Blerim Reka. Mediat nuk mund të publikojnë lajme për ndryshim qëndrimesh, nëse të njëjtat nuk njoftohen nga personat e apostrofuar. Për të vërtetuar burimin, përpiquni që të gjeni së paku një deklaratë të personit të cituar në media tjera.