Fotografia që krijon një iluzion, mohohet nga një seri fotografish tjera

Ekziston një mit që kur Profeti Muhamed shkoi në parajsë me kalin e tij ai u hodh nga një shkëmb. Jashtë librave zyrtarë të Islamit, dikush mbështet mitin me fotografi të vendit që krijojnë iluzionin e “qëndrimit në ajër”.

 

Foto numër një – kjo është fotoja që ngre dyshime

Fotografia numër dy – Mbajtësit e dukshëm nga larg

Figura numër 3 – Dhe një foto nga afër tregon shkëmbin mbahet në elementë eroziv

Foto numër 4 – guri i pikturuar në anën tjetër, me hijet që shkojnë në dy anë të ndryshme

Fotot e vendosura në materialet e shkruar, mediume ose postera reklamues, gjithmonë kanë pasur kuptimin e dhënies së një ndjenje autenticiteti të tekstit që është pjesë integrale e angazhimit të fotografit. Prandaj, bindja e imazhit në situata të caktuara mund të jetë pjesë e krijimit të një iluzioni të së vërtetës së asaj që është shkruar, e që synon të mbështesë diçka që nuk është pasqyrim i së vërtetës së ngjarjes, të një fenomeni apo edhe të një peizazhi.

Midis miteve që janë një pjesë integrale e besimeve myslimane është historia e gurit nga i cili Profeti Muhamed u ngjit në qiell, i cili ndodhet në Lindjen e Mesme. Pas gurit, për të cilin disa besimtarë besojnë se është i njëjti nga koha e ngritjes së Profetit në qiell, qëndron pretendimi se ai qëndron ende në ajër, në një distancë prej 10 centimetra mbi tokë. Për këtë, ka edhe fotografi të paraqitura që duhet të konfirmojnë legjendën, ta kthejnë në fakt.

Në setin e fotografive që jua paraqesim, të cilat kanë mbërritur në rrjetet sociale, shohim, para së gjithash, se si paraqitet ai gur, i cili duhet të tregojë se shkëmbi nga i cili Muhamedi u ngjit me kalin e tij, u tërhoq drejt drejtimit të udhëtimit të tij, të paktën për një orë.

Në shumë fotografi, të tilla si ajo e etiketuar Nr. 1, adhuruesit që mbanin kamera ishin të dyshimtë. Së pari, sepse në librat zyrtarë (hadithet) ky fenomen nuk përshkruhet si një realitet gjeografik.

Fotoja numër një u ekspozua në një debat fetar dhe u konkludua se ishte – e rreme!

Në fotot numër 2 dhe 3, marra nga një artikull që tregon se gjithçka që i ndodh këtij guri ka një shpjegim në natyrë dhe realitet, mund të shihet se shkëmbi ka, siç i ka quajtur fotografi “tamponët”, pra formacione më të vogla shkëmbore që mbajnë dhe gjë që mund të shihet qartë nga larg dhe nga afër. Përfundimi i vëzhguesit është se sipas pamjes dhe përbërjes, këta janë gurë të së njëjtës strukturë, d.m.th që janë pjesë e erozionit që ka ndodhur dhe atij mbi shkëmbin nga i cili ranë dhe i japin pamjen e magjisë, një mrekulli.

Figura 4 tregon të njëjtin shkëmb në anën tjetër, me atë që hija e shkëmbit shkon në njërën anë, ndërsa ajo e mbështetësve ka një rënie anësore.

Kjo seri fotografish tregon praktikisht se iluzioni i krijuar nga një imazh mund të hidhet poshtë nga disa fotografi të tjera të marra nga njerëz të tjerë, ndoshta besimtarë.

 

Qendra e resurseve në internet për shkathtësi mediatike dhe mendim kritik “Crithink” shërben si një arkivë publike e përmbajtjeve edukative dhe informuese të botuar nga “Metamorphosis” dhe nga projekte dhe organizata tjera, veçanërisht për anëtarët e Rrjetit për shkathtësi meidatike. Ky artikull u botua fillimisht nga shërbimi për verifikimin e fakteve “Vërtetmatësi” dhe është marrë me lejen e botuesit sipas kushteve të licencës Creative Commons – thekso burimin – pa intervenuar.