Në kohën kur klikimet zënë vend në piadestalin më të lartë, informacioni për shumicën e mediave elektronike bëhet sekondare. Titujt senzacionalistë tërheqin më së shumëti vëmendjen e lexuesve dhe shpeshherë ato nuk korrespondojnë aspak me përmbajtjen e teksteve, gjë që e bën atë joadekuat. Në raste të tilla ai e dezinformon lexuesin, e mashtron atë dhe arrin qëllimet e veta, pra mbledhjen e klikimeve, gjë që është e papranueshme nga aspekti i standardeve bazike të etikës gazetareske. Këtë truk herë pas here e përdorin edhe mediat serioze, ndërkaq lexuesi duke pasur parasysh besueshmërinë e atij mediumi, pa asnjë dyshim e beson atë që e sheh në titull, megjithatë pasi ta ketë hapur tekstin në mënyrë automatike do ta kuptojë që ai titull nuk ka aspak lidhje me përmbajtjen që tashmë ndodhet para tij.
Linku deri te artikulli: I vë flakën autobusit me 51 nxënës brenda, askush nuk del i gjallë nga këtu
Data e publikimit:
Data e recensionit:
Recensuese: Ajnur Bafqari
Gazetari nuk guxon të mashtrojë lexuesit e tij, pasi në këtë mënyrë zhgënjen ata dhe humb besueshmërinë.
Në teksin që po e recenzojmë, përmbajtja nuk ka të bëjë aspak me titullin, dhe del tërësisht e kundërt me atë për të cilën gazetari e ka përgatitur lexuesin nëpërmjet titullit. Pritshmëritë e lexuesve pasiqë kanë parë këtë titull, janë tradhëtuar në momentin kur kanë hapur linkun, duke i bërë ata të ballafaqohen me një situatë krejtësisht ndryshe, nga ajo që e kishin përgatitur veten. Titulli i tekstit në fjalë flet për 51 viktima në një autobus, ndërkohë që situata reale është tërësisht ndryshe, pra në incidentin në fjalë nuk ka pasur asnjë viktimë.
“I vë flakën autobusit me 51 nxënës brenda, askush nuk del i gjallë nga këtu.
“Pas arritjes së policisë, i dyshuari i ka vënë flakën autobusit duke bërtitur “askush nuk do të del i gjallë nga këtu.
Autobusi i linjës Kremona në Lombardi, shpërthen në flakë, mirëpo policia ka arritur të shpëtojë të gjithë nxënësit, Përafërsisht 22 fëmijë janë dërguar në spital për trajtim pasi paraprakisht kishin thithur tym nga autobusi që po digjeshe”- shkruan në tekst.
Një titull senzacionalist, nuk është informata vetë
Në rreshtat që i përzgjodhëm, nëse shohim titullin dhe tekstin, të jepet përshtypje se janë marrë nga dy media të ndryshme. Autori në titullin e tij ka shfrytëzuar fjalët kërcënuese të personit që e ka shkaktuar incidentin, duke mos e bërë të qartë se ai është citat, gjë që shkakton konfuzion te lexuesi. Teksti në fjalë më vonë, pas reagimeve të lexuesve, ka ndryshuar titullin e lajmit duke e vendosur atë të duhurin. Pasi ngjarja ka ndodhur jashtë kufinjëve të shtetit tonë, autori ka përzgjedhur që të thirret në mediat e vendit ku ka ndodhur ngjarja, duke mos e ndërtuar tekstin e tij mbi baza të deklaratave ose diçka të ngjajshme, që pas zhgënjimit nga titulli të vë në dyshim edhe për vërtetësinë e të gjithë përmbajtjes.
Koncepti i manipulimit “Thirje në emocione”
Kur gazetari përdor aftësinë për përdorim të një fjalimi të bazuar në bindje në vend të fakteve, me qëllim që të shkaktojë emocione tek lexuesi dhe në këtë mënyrë të arrijë atë që e dëshiron, klikimet.
Mos lejoni që gazetari të udhëheq me emocionet tuaja, mos besoni çfarë theksohet në titull
Lexues, nëse shihni një titull që ju tërheq vëmendjen tuaj, përgatiteni veten se mund edhe të zhgënjeheni, mos i besoni gjithmonë titullit, dhe pavarësisht faktit që mund ta thotë një medium i besueshëm, mundohuni që të kuptoni në brendësinë e teksit për atë që vërtetë përbën lajm, një titull joadekuat nuk ju informon aspak, aq më tepër ju shtyn që të bëni interpretim të gabueshëm. Mos lejoni që gazetari të udhëheq me emocionet tuaja, hidhini një sy më me vëmendje, mundohuni të dalloni nëse në tekst janë të pranishme faktet, sa ato mund të jenë të sakta dhe të vërteta dhe pastaj vlerësoni nëse doni t’i besoni një përmbajtjeje të tillë. Përdorini kapacitetet racionale, lexoni informatën në mënyrë kritike.