Gjashtë pyetje mediatike që nuk shpijnë askund

Rrjetet sociale lehtësojnë komunikimet, por “lehtësojnë” edhe punën e disa faqeve të internetit. Disa autorë të teksteve pa investuar aspak mund dhe kohë, kopjojnë një status Fejsbuku, dhe pa i shtuar as një pikë e as një presje e publikojnë në kategorinë e lajmeve, me çka bëjnë gjoja informimin e lexuesit. Mirëpo tekste të tilla, më saktë statuset e Fejsbukut, shpesh herë hapin vetëm pikëpyetje, e assesi nuk ofrojnë informacion. Teksti që e recensojmë është shembull i tillë.

Foto nga lajmi që recensohet

Linku deri te artikulli:  Gjashtë pyetje për Vesel Memedin

Data e publikimit: 26.06.2019

Data e recensionit: 09.07.19

Recensuese: Ajnur Bafqari


Kur teksti “informativ” nuk dallon aspak nga një status Fejsbuku
Në rastin konkret, kemi hasur në një tekst që nuk ka aspak dallim nga një status i Fejsbukut të një gazetari, të cilit nuk i është dhënë rasti të parashtrojë pyetje dhe ka zgjedhur që ato pyetje t’i parashtrojë publikisht nëpërmjet një statusi në Fejsbuk. Statusi në fjalë thjeshtë i përmban pyetjet që gazetari i ka drejtuar një kryetari të një partie politike. Teksti nuk ka as fakte të tjera, as kontekst dhe sqarim të argumenteve, por mbi të gjitha nuk ka interes publik, të paktën interes që gazetari mund ta dëshmojë.

1. Pse “aktin patriotik” të dorëheqjes nuk e bëri para se ta përzënë prej Qeverie?
2. A e pati parasysh përgjegjësinë e madhe që ia vendosi mbi supe ministrit të ri, Suhejl Fazliut, i cili përvojën e parë pune e pati si ministër dhe a e merr përgjegjësinë për dështimin total të Ministrisë për vetëqeverisje lokale, e cila është me rëndësi jetike për komunat shqiptare?
3. A garanton se funksionarët e RDK-së do ta dëgjojnë partinë dhe do të deponojnë dorëheqjet?
”-thuhet në tekst.

Gjejeni dallimin mes informimit dhe shpërqendrimit
Nuk është e lehtë që të bëni dallim mes lajmeve që janë vetëm senzacionaliste dhe boshe, dhe ato me vlerë informative, por nëse ndiqni se kush i shkruan ato tekste dhe ku, si dhe nëse ka referenca, atëherë do të mund të dalloni nëse teksti ka për qëllim informimin tuaj, ose shpërqëndrimin në lajme të pavlera.

Koncepti i Manipulimit “Neglizhenca e të dhënave themelore”
Autori ka vlerësuar mbi baza të disa të dhënave të caktuara por pa marrë parasysh të dhënat bazë për të njëjtën çështje.

Lajm i njëanshëm
Ai as që e ka marrë mundimin t’i drejtohet personit në fjalë për të marrë përgjigje për pyetjet e parashtruara.

Mos lejoni që lajmet e Fejsbukut të jenë burim i informimit tuaj
Ajo çfarë duhet të bëni është, që të informoheni nga media të dëshmuara dhe të mësoheni vetë të bëni vlerësimin e statuseve në rrjetet sociale. Mos lejoni që të bëni një klik në një faqe interneti, ndërkohë që të njejtën përmbajtje e gjeni në rrjetin social Fejsbuk.