Për tu bërë interesant, mediat elektronike, gjegjësisht faqet e internetit, shpesh herë dijnë të nxjerrin informata të cilat përsëriten dhe me disa modifikime të vogla duke u bazuar nëpër postime në fejsbuk, shkruajnë një tekst me qëllim gjoja informimin e opinionit, por me fokus në mbledhjen e klikimeve. Me një titull interesant dhe me disa fotografi të bashkangjitura, ata marrin vwmendjen e lexuesit dhe arrijnë qëllimin e tyre.
Linku deri te artikulli: Nxehtësia shkrin makinat dhe semaforët
Data e publikimit:19.06.2019
Data e recensionit:
Recensuese: Ajnur Bafqari
Në tekstin që po e recensojmë manipulimi ka arritur aq larg, sa që bazë për t’u shkruar një tekst si informacion, paraqiten disa fotografi me vetura të shkrira, me të cilat autori pretendon se po informon lexuesit për temperatura ekstremisht të larta në Lindjen e Mesme. Autori ka shkruar se temperaturat në Arabinë Saudite kanë arritur 63 gradë celsius, ndërkaq situata paraqitet shumë alarmante nëpër fotografi.
“Shumë përdorues të mediave sociale po postojnë imazhe të veturave dhe semaforëve të shkrirë pas një valë ekstreme të nxehtësisë në Arabinë Saudite dhe Kuvajt. Temperaturat kanë arritur në 63 gradë celcius në këto vende të Lindjes së Mesme. Një politikane nga Pakistani e ka postuar në Tëitter gjendjen në Lindje të Mesme”- thuhet në tekst.
Fotografi të vjetra, “lajm” i ri !
Edhe pse autori nuk e ka marrë mundimin që t’i konfirmojë nëse këto fotografi janë të vërteta ose janë bërë me fotoshop, ekipi i Crithink, ka bërë një hulumtim lidhur me këtë çështje dhe kemi vërejtur se të njejtat fotografi kanë qarkulluar edhe më herët, për të përshkruar temperaturat ekstremisht të larta, në Kuvajt.
Para publikimit të një teksti të dyshimtë, gazetari duhet ta verifikojë faktet!
Në korrik të vitit 2017 “Kuwait Times” ka publikuar një artikull ku e ka përgënjeshtruar këtë lajm, ku sipas tij, fotografia ku është paraqitur temperatura 62 gradë celsius është bërë me fotoshop, ndërsa temperaturat në Kuvajt, asnjëherë në histori nuk kanë arritur në atë shkallë. Nga ana tjetër, duke kontrolluar faktet, Snopes.com ka publikuar fotografitë e veturave të djegura, duke nënvizuar se të njejtat fotografi nuk janë fotoshop. Ata kanë theksuar se plastika e veturave janë vërtetë të shkrira, por jo nga temperaturat e larta. Sipas tyre, këto vetura ndodhen në Arizona të SHBA-ve, dhe kanë pësuar dëmtime gjatë një zjarri në një vend ku po bëheshin ndërtime, ndërkohë që veturat kanë qenë të parkuara në afërsi.
Lloji i manipulimit “Arsyetime rrethore”
Një prirje për të vërtetuar të vërtetën e një pohimi duke supozuar se është e vërtetë. Përdorimi i përfundimit të synuar si pikënisje.
Keni kujdes, nëse diçka duket e pazakontë, ka shumë gjasa të jetë “fake news”
Prandaj duhet pasur shumë kujdes kur të lexoni ndonjë artikull të ngjajshëm. Nëse diçka nuk është e zakonshme, me shumë gjasa mund të jetë lajm i rrejshëm. Verifikojeni mirë përpara se të lexoni.