Nga: Ajnur Bafqari
Gjatë zbatimit të zgjedhjeve dhe një ditë para mbajtjes së tyre mediat duhet ta respektojnë heshtjen zgjedhore. Heshtja zgjedhore hyn në fuqi një ditë para zgjedhjeve (e shtunë), gjegjësisht, në mesnatë mes të premtes dhe të shtunës, kur mbaron fushata zgjedhore. Heshtja vazhdon deri në ora 19, në ditën e votimeve (e diel). Kjo nënkupton se propaganda, agjitimi partiak, ryshfeti i votuesve, fushata dhe shkelje tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të ndaluara.
Gjatë heshtjes zgjedhore informohet për zgjedhjet dhe rrjedhën e votimeve, por ndërpriten të gjitha format e paraqitjes mediatike zgjedhore të pjesmarrësve në fushatën zgjedhore.
Neni 76-б
“(3)Gjatë raportimit në ditët e heshtjes zgjedhore si shkelje e heshtjes zgjedhore vlerësohet emetimi i informatave të çdo lloji, fotografive, materialeve audio dhe audio-vizuale lidhur me, ose të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet, çdo formë të raportimit mediatik të cilat janë në funksion të hapur ose të fshehtë të ndonjë fushate zgjedhore dhe mund të ndikojnë mbi vendimet e votuesve, të dhëna me të cilat e zbulojnë identitetin e subjekteve politike dheçose të individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi tjera në ditën e votimeve, si dhe paraqitje nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit.”
Paradoksi medial, heshtje e pjesërishme!
Disa nga mediat në Maqedoninë e Veriut e respektojnë Kodin Zgjedhor dhe gjatë gjithë kësaj periudhe mundohen që të mos bëjnë asnjë shkelje. Megjithatë nga ana tjetër janë mediat elektronike (portalet) të cilat nuk janë të rregulluara me ligj dhe të njejtat nuk përfshihen në këto rregulla. Ka raste kur një medium, edhe pse e respekton Kodin Zgjedhor gjatë transmetimit në televizion, në web faqe e shkel Kodin dhe publikon gjërat e ndaluara, të potencuara më lartë.
Në rastin konkret kemi median kombëtare, Alsat, që gjatë transmetimit në televizion në periudhën e heshtjes në rrethin e parë të zgjedhjeve e ka respektuar Kodin Zgjedhor, ndërsa pavarësisht faktit që është e njejta shtëpi mediatike, e ka shkelur kodin etik në ueb faqen e tij.
Në vazhdim ju sjellim një shembull ku gjatë ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, faqja e internetit në fjalë, ka transmetuar deklaratat e kandidatëve në procesin zgjedhorë, përfaqësuesit e partive politike dhe bartës të funksioneve në organet shtetërore.
- Linku deri te artikulli: Pendarovski: Presim zgjedhje që i kanë hije një shteti demokratik (video)
Ndërkaq portalet duke pasur parasysh faktin që janë lënë të vetërregullohen, nuk e kanë respektuar aspak heshtjen zgjedhore, në vazhdim ju sjellim shembuj të tjerë.
- Linku deri te artikulli: Siljanovska-Davkova: Ta dëshmojmë kapacitetin evropian
- Linku deri te artikulli: Изјава на кандидатот за претседател Блерим Река
Kur gazetarët shkelin kodin etik
Roli i gazetarëve është të transmetojnë informata duke respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave. Prandaj mediat në fjalë, duke thyer heshtjen zgjedhore kanë shkelur kodin etik, pasi nëse diçka ndalohet me ligj për disa media, nuk mund të mos vlejë edhe për mediat tjera. Nuk është kolegiale dhe nuk është profesionale të mos respektohet heshtja, ose të respektohet pjesërisht, atëherë mediat po bëhen hipokrite në luftë për shikueshmëri por jo dhe kualitet.