[Recension: Profesori thotë se jashtëtokësorët kidnapojnë bullgarë]
Teksti i publikuar pa asnjë domethënie, i dedikuar vetëm për ta mashtruar publikun. Duke nxitur frikë, e njëkohësisht duke e nxitur kureshtjen e lexuesve, qëllimi është të mblidhen sa më shumë klikime në vend që të informohet publiku në mënyrë thelbësore dhe të saktë.
Linku deri te artikulli origjinal: Profesori thotë se jashtëtokësorët kidnapojnë bullgarë
Data dhe koha e publikimit: 12.5.2019
Data e recensionit: 19.5.2019
Recenzues: Simona Atanasova
Pa asnjë dëshmi konfirmim apo burim relevant, teksti spekulon se jashtëtokësorët kidnapojnë bullgarë! Burimi i vetëm për këtë “lajm” është pretendimi i një profesori bullgar. Dhe aq. Këtu përfundon i gjithë verifikimi i vërtetësisë së informacionit.
Dhe gjatë kësaj gazetari nuk shqetësohet se për rritjen e lexueshmërisë e shkel Kodin etik, sepse artikujt e këtillë shkaktojnë frikë, panik, ankth dhe shqetësim midis lexuesve.
Përveç që është joetik, teksti është edhe joprofesional gjegjësisht i papërpunuar deri në fund. Me përjashtim të një burimi, i cili nuk dihet se a është relevant, nuk ka përgjigje në të gjitha pyetjet e tjera që parashtrohen në tekst. Nuk ka dëshmi nga njerëz që i kanë parë kidnapimet, e as dëshmi nga të afërmit e atyre që dyshohet se janë kidnapuar. Për një problem kaq serioz nuk është kërkuar mendim as nga institucionet kompetente bullgare. Po ashtu e paqartë se ku bazohet pretendimi se “jashtëtokësorët janë të interesuar për njerëzit e moshuar dhe fëmijët”.
Më problematike është ajo se lajmi vjen nga agjencia shtetërore e lajmeve MIA, e cila e publikoi së pari, e pastaj portalet e tjera e morën atë pa e verifikuar e as pa menduar se a e meritonte të publikohej.
Njëra nga detyrat kryesore të gazetarëve është të sigurohen që të mos publikojnë informata të pa verifikuara dhe të shtrembëruara pa marrë parasysh se për çfarë qëllimi e bëjnë këtë.
Sipas nenit 1 të Kodit të Gazetarëve të Maqedonisë gazetari duhet botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.