[Recension: Projekti i Kirurgjisë kardiake për fëmijë do të dështojë, ekspertët nga Bullgaria nuk duan të punojnë me Çadikovskin]
Titulli i tekstit që e recensojmë është krejtësisht i pasaktë dhe përhap dezinformata, sepse projekti i Kirurgjisë kardiake për fëmijë nuk ka dështuar, por funksionon në klinikën “Zhan Mitrev” dhe nuk varet fare nga ekspertët nga Bullgaria. Kirurgu kardiak për fëmijë, Vlladimir Çadikovski dhe një ekip mjekësh dhe infermieresh tashmë janë në vendin e punës në klinikë dhe bëjnë operacione.
Linku deri te artikulli origjinal: Projekti i Kirurgjisë kardiake për fëmijë do të dështojë, ekspertët nga Bullgaria nuk duan të punojnë me Çadikovskin
Data dhe koha e publikimit: 7.2.2019
Data e recensionit: 15.2.2019
Recenzuese: Sillvana Zhezhova
Dëshmi se çdo gjë që promovohet nga ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, dështon është edhe shembull me planin për promovimin e partneritetit publik-privat në sektorin e shëndetësisë, i cili duhej të fillonte në fillim të muajit edhe atë në fushën e kirurgjisë kardiake për fëmijë. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, madje dha dritë jeshile që punonjësit e të Klinikës të transferohen në shëndetësinë private. Por, për shkak të kirurgut kryesor maqedonas, Vladimir Çadikovski, ekipi nuk mund të kompletohet.
Teksti përhap dezinformata të plota, pasi plani për promovimin e partneritetit publik-privat në shëndetësi, të cilin e paralajmëroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, funksionon nga 1 shkurti në klinikën “Zhan Mitrev”. Atje tashmë u kryen edhe operacionet e para në fushën e kirurgjisë së fëmijëve me një ekip të udhëhequr nga doktor Vlladimir Çadikovski, për të cilin në tekst përhapen të pavërteta se për shkak të tij “ekipi nuk mund të kompletohet”.
Për angazhimin e Çadikovskit në këtë spital, Klinika tashmë informoi në profilin saj në Facebook:
Në spitalin klinik “Zhan Mitrev” këto ditë u kryen operacionet e para në fushën e kirurgjisë së fëmijëve me një ekip të kryesuar nga doktor Vlladimir Çadikovski.
Klinika “Zhan Mitrev” gjithashtu ka publikuar dhe listën e shërbimeve në kirurgjinë kardiake për fëmijë, me çka demantohet lajmi se “projekti, i paralajmëruar nga ministri, mbetet i parealizuar”.
Edhe kirurgu për fëmijë, Vlladimir Çadikovski po ashtu e informoi publikun se pas një përvoje pune prej dy dekadash në Klinikën e kirurgjisë për fëmijë, prej 1 shkurtit, do të kalojë në klinikën “Zhan Mitrev”.
Sa i përket ekspertëve nga Bullgaria, projekti për kirurgji kardiake të fëmijëve në asnjë moment nuk varej prej tyre. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, kur para tre muajsh (në dhjetor 2018) në një konferencë shtypi në qeveri njoftoi se kirurgjia kardiake për fëmijë do të kalojë në klinikën “Zhan Mitrev”, tha se “nëse paraqitet nevojë që për iks arsye pacienti të mos mund të trajtohet te ne, do të ftojnë ekspert të huaj dhe tashmë kanë me një të tillë nga Bullgaria”.
Teksti, i cili ka për qëllim Filipçes t’ia ngjesë një projekt të pasuksesshëm, në fakt, më shumë dëm u bën pacientëve, edhe atë më të vegjëlve. Dezinformon se kirurgjia kardiake për fëmijë te ne ende nuk është në funksion, ndërsa shërbimet që ofrohen në këtë fushë mund ta shpëtojnë jetën e dikujt.