Lajmi për gjoja kidnapuesit në Gjorçe Petrov është i rremë

[Recension: Në Gjorçe Petrov vendosën të mbrohen vetë nga rrëmbyesit] 

Titulli i tekstit që e recensojmë përhap panik se gjoja ekzistojnë kidnapues në lagjen Gjorçe Petrov, mirëpo në tekst nuk ka asnjë dëshmi për këtë pretendim. Kjo është një nga tekstet e shumta që kohët e fundit e shqetësuan publikun, e më pas ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski e demantoi ekzistimin e çfarëdo rasti të kidnapimit.

Linku deri te artikulli origjinal: Në Gjorçe Petrov vendosën të mbrohen vetë nga rrëmbyesit

Data dhe koha e publikimit: 22.2.2019

Data e recensionit: 26.2.2019

Recenzues: Sillvana Zhezhova

 

Megjithëse, artikulli trajton një temë serioze dhe të ndjeshme në lidhje me sigurinë e qytetarëve, ai nuk ofron asnjë dëshmi se gjoja në Gjorce Petrov paskan qarkulluar vetura të dyshimta, dhe se ka pasur patrulla civile, që duhej t’i mbronin qytetarët nga kidnapuesit e pretenduar. Nuk ka deklarata e as fotografi nga këto patrulla civile që përmenden.

Një banor i lagjes “Veçer” tregon se në mëhallën rome në lagjen Dame Gruev situata është e tensionuar, pasi që menjëherë pas incidentit në Shuto Orizare, të afërmit e tyre i kanë njoftuar se shënjestra e ardhshme e kidnapuesve është mëhalla e tyre.

Sipas tregon burimi për “Veçer”-in, në mëhallë kanë qarkulluar vetura të dyshimta, ndërsa banorët po organizoheshin në patrulla civile për t’u mbrojtur. Burimi thekson se pas orës 22:00 në lagjen Rome është sikur ka orë policore. Rrugët janë bosh, askush nuk del nga shtëpia, thotë burimi për “Veçer”-in.

Pretendimi se gjoja rrugët janë të zbrazëta, gjithashtu, nuk është mbështetur as me deklaratë e as me fotografi, e sikur të ishte kështu, këtë do ta kishin vërejtur edhe qytetarë të tjerë, që duhet ta raportojnë rastin në MPB. Gjithashtu e paqartë se si do ta dinin banorët e Shutkës se shënjestra e ardhshme e kidnapuesve është Gjorçe Petrovi?! Anonimiteti i burimit të pretenduar në këtë rast nuk është aspak i arsyeshëm.

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, në konferencë për shtyp i demantoi shkrimet e mediave dhe përhapjen e panikut në rrjetet sociale në lidhje me kidnapuesit e supozuar.

Kategorikisht i hedh poshtë spekulimet për kidnapuesit e pretenduar dhe për gjoja shitjen e organeve njerëzore. Këto janë gënjeshtra dhe dezinformata. As që ka raste të kidnapimit, e as që u kanë munguar organet disa personave që kohët e fundit bënë vetëvrasje – tha Spasovski.

Ministri konkludon se ka struktura të caktuara të gazetarëve për të cilët senzacioni është shumë më i rëndësishëm se qetësia dhe paqja jonë e përbashkët dhe bën thirrje që çdokush me përgjegjësinë e tij të kontribuojë për informimin e drejtë të publikut.

Teksti që e recensojmë është vetëm një nga seria e artikujve që gjatë periudhës së kaluar kanë përhapur dezinformata dhe gënjeshtra për kidnapues të supozuar.  Vlerësimi i kreut të MPB-së është se në përhapjen e këtyre informacioneve dhe spekulimeve të rreme është e përfshirë një strukturë të caktuar njerëzish, të cilët zakonisht këtë e bëjnë për arsye politike, por edhe për interesa të tjera. Prandaj, pasi qytetarët të lexojnë informata të këtilla, ata, para së gjithash, duhet t’i kushtojnë vëmendje burimeve të tekstit, se a është cituar ndonjë dëshmitar okular, qytetar, ndonjë fotografi, dhe, më e rëndësishmja, a ka qëndrim zyrtar nga institucioni kompetent.