Loja “Kuizi i KriThink” (CriThink Quiz)

Çfarë është loja “Kuizi i KriThink” (CriThink Quiz)?

Kjo lojë paraqet një test të njohurive në fusha të ndryshme, por gjithashtu edhe një midis teje dhe të tjerëve. Por, përmes lojës mund të mësosh edhe për gjëra që mbase nuk i ke ditur dhe që të duken interesante. Pas ndonjë përgjigje mund të ketë link përmes të cilit do të “zhbllokohet” kjo njohuri.

Si luhet loja?

Thjesht kliko në fushën Luaj! dhe loja fillon. Nëse dëshiron pyetje nga një fushë e caktuar, përmes menysë Fusha, e zgjedh fushën në të cilën dëshiron ta testosh veten, e nëse dëshiron që loja vetë ta zgjedhë fushën për ty, atëherë zgjidh fushën, Fushë e rastësishme. Me fat (dhe njohuri)!

Çfarë është turneu?

Një turne është një garë e veçantë në të cilën mund të marrësh pjesë për ta fituar trofeun. Prandaj, ndiqi njoftimet nga loja për çdo turne të ardhshëm!

Çfarë është grupi?

Grup është një shoqëri e veçantë në të cilin mund të anëtarësohesh dhe të garosh. A dëshiron të jesh i pari/e para midis shokëve/shoqeve tuaj/a, atëherë krijo një grup të veçantë dhe testoje veten. Grupin mund ta formosh duke dërguar një kërkesë tek administratorët tanë përmes këtij e-maili: grupi@crithink.mk. Vetëm shkruaje emrin e grupit në titullin e e-email-it dhe dërgoje. Grupi do të jetë aktiv menjëherë pas kësaj.

Raporto keqpërdorim

Nëse vëren ndonjë emër me përmbajtje fyese, raportoje atë tek administratorët tanë duke prekur shenjën (!) pranë emrit të tij.