Pacientja e re, familja e së cilës pranoi të dhurojë organet e saj, nuk kishte Kovid-19!

Në artikull përcillet dezinformim, dhe i atribuohet gabimisht ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili dha një deklaratë për gazetarët përpara qendrës sportive “Boris Trajkovski”. Pasi përfundoi fjalimin e tij mbi pandeminë Kovid-19, ai tha se do të lëshonte informacione jashtë temës. Deklarata që i referohet pacientes të vdekur nuk ka asnjë lidhje me Kovid-19. Ajo vdiq në një aksident automobilistik dhe nuk ishte e infektuar me këtë sëmundje. Përveç kësaj, ata që vdesin nga Kovid-19 nuk mund të jenë dhurues të organeve për transplantim.

 

Publikimi në Facebook në postimin e radhës dezinformon se organet do të dhurohen nga një paciente e re, e cili vdiq nga Kovid-19. Por pacientja, vdiq në një aksident automobilistik dhe nuk ishte infektuar me Kovid-19. Njoftimi i referohet një artikulli të titulluar “Filipçe: Midis të vdekurve nga Kovid-19 sot është një paciente e re, organet e së cilës do të dhurohen“.

Në artikull përcillet dezinformim, dhe i atribuohet gabimisht ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili dha një deklaratë për gazetarët përpara qendrës sportive “Boris Trajkovski”. Pasi përfundoi fjalimin e tij mbi pandeminë Kovid-19, kapacitetet spitalore, vaksinimin dhe tema tjera për të cilat informon çdo ditë, ai tha se do të jepte informacione jashtë temës.

Nga kjo rrjedh se deklarata në lidhje me pacienten e vdekur, e cila ishte e re dhe organet e së ciliës do të dhurohen me pëlqimin e familjes, nëse gjendet marrës i përshtatshëm, nuk është në temën e Kovid-19.

Megjithatë, artikulli pretendon në mënyrë të gabuar se pacientja e vdekur kishte Kovid-19, diçka që shkaktoi dyshime serioze, panik dhe shumë pyetje në rrjetet sociale, sepse qytetarët filluan të pyesnin veten nëse ndonjë person që ka Kovid-19 mund të jetë dhurues i organeve. Nuk është e vërtetë që vajza e re, familja e së cilës pranoi të dhurojë organet e saj doli pozitive për Kovid-19. Ajo ishte negative për Kovid, konfirmoi Ministrinë e Shëndetësisë për “Vërtetmatësin” dhe e njëjta ka pësuar në një aksident automobilistik.

“Pacientja nga Kavadari u lëndua në një aksident automobilistik dhe pas pamundësisë për ta shpëtuar, pasi u diagnostikua me vdekje në tru, familja pranoi të dhuronte organet e saj”, na tha Ministria e Shëndetësisë.

Në deklaratën e ministrit Filipçe prej minutës 4 dhe 14 sekonda në video, thuhet qartë se ai do të informojë për diçka që është jashtë temës së Kovid-19. Ai thotë:

Edhe një informacion tjetër jashtë temës. Ndoshta kemi potencialin për të bërë një transplantim tjetër në pacientin tonë të vdekur fatkeqësisht të ri. Ekziston pëlqimi nga familja për një dhurim dhe tani po bëhen kontrolle nëse mund të bëhen transplantime të zemrës dhe veshkave. Nëse gjatë ditës gjenden marrës të përshtatshëm, gjithçka do të përfundojë. Në këtë pikë, ne morëm pëlqimin nga familja. Do të bëhet një kontroll në përputhje me përparësitë, grupin e gjakut, ne do ta shpallim atë në përputhje me rrethanat. Nëse ekziston një mundësi për transplantim të zemrës, të njëjtat ekipe do të përfshihen si transplantimi i mëparshëm, tha Filipçe.

Një kontroll i shpejtë në internet mund të zbulojë menjëherë se pacientët e vdekur me Kovid-19 nuk mund të jenë dhurues të organeve. Në këtë faqe të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, e cila përmban pyetjet më të shpeshta në lidhje me transplantet pandemike: “A është e sigurt të bësh një transplant organesh tani?”, në një pjesë të përgjigjes thuhet:

Dhurimi i organeve nga personat e vdekur shqyrtohet rast pas rasti. Secili dhurues i mundshëm i organeve testohet për Covid-19. Nëse dikush ka Kovid-19, ai nuk mund të jetë dhurues i organeve.

Prandaj, ne e vlerësojmë si të pavërtetë informacionin që organet nga pacienti pozitiv me Kovid-19 do të dhurohen për transplantim. E pavërteta e paraqitur krijoi panik dhe dyshime dhe pyetje tek qytetarët, dhe, në fakt, bëhet fjalë për një informacion të pakujdesshëm në të cilin shkelet neni i parë i Kodit të Gazetarëve, i cili kërkon që informacioni të jetë i saktë dhe i verifikuar dhe jo të fshihen faktet.

 

 

Qendra e resurseve në internet për shkathtësi mediatike dhe mendim kritik “Crithink” shërben si një arkivë publike e përmbajtjeve edukative dhe informuese të botuar nga “Metamorphosis” dhe nga projekte dhe organizata tjera, veçanërisht për anëtarët e Rrjetit për shkathtësi meidatike. Ky artikull u botua fillimisht nga shërbimi për verifikimin e fakteve “Vërtetmatësi” dhe është marrë me lejen e botuesit sipas kushteve të licencës Creative Commons – thekso burimin – pa intervenuar.