“Eurothink” – Qendra për strategji evropiane dhe Fondacioni për internet dhe shoqëri – Metamorfozis, sot (11.3.2019) i prezantuan gjetjet nga hulumtimi në terren – anketë, e cila u realizua në periudhën nga dhjetori i vitit 2018 deri në shkurt të vitit 2019, me 301 studentë nga tre universitete në RMV (UKdheM, UKLO, Universiteti EJL). Hulumtimi u realizua në kuadër të projektit “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – Krithink”, i cili zbatohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Qëllimi i hulumtimit është të analizohet lidhja ndërmjet njohurive elementare mediatike dhe aftësisë për të menduar në mënyrë kritike te të rinjtë.
Në kuadër të takimit informativ u prezantuan këto gjetje kryesore:
- Mesatarisht, në javë, të rinjtë kalojnë 13 orë duke shikuar televizor, 4 orë duke dëgjuar radio dhe 39 orë në internet.
- 38% e të rinjve informohen nga interneti (versionet elektronike të televizioneve, gazetat e përditshme, portalet);
- 32% e të rinjve informohen nga interneti (rrjetet sociale Facebook, Twitter);
- 8% e të rinjve informohen nga televizioni;
- 1% e të rinjve informohen nga mediat e shkruara.
Të rinjtë më së shumti shikojnë përmbajtje zbavitëse në televizion (57%), përmbajtje informative (lajme dhe emisione debatuese) (22%), përmbajtjen edukative (20%) dhe emisione kontaktuese (nën 1%).
4% e të rinjve shohin vetëm përmbajtje nga prodhimi vendor, 10% vetëm nga prodhimi i huaj, 20% shohin përmbajtje edhe nga prodhimi vendas edhe ai i huaj, por kryesisht prodhim vendas, ndërsa 35% shohin edhe përmbajtje nga prodhimi vendas edhe ai huaj, por kryesisht prodhim të huaj, theksoi Aleksandar Stojanovski, hulumtues i lartë nga “EuroThink”.
Arsyet kryesore pse dyshojnë te informacioni që e kanë lexuar në rrjetet sociale janë:
Informacione që nuk përputhen me bindjet e mia | 24.3% |
Gabimet drejtshkrimore dhe/ose gramatikore | 27.8% |
Cilësia e qartë e dobët e metodologjisë së hulumtimit (p.sh.: Shembujt, procedurat, masat etj) | 35.6% |
Konkluzione që nuk përputhen me të dhënat burimore | 35.6% |
Natyra politike e informacionit | 40.8% |
Mendim në vend të informacionit faktik | 42.6% |
Tendenca e autorit për ta teprua ose ekzagjeruar, gjegjësisht për t’i shtrembëruar informacionet në tekstet e tij të mëparshme | 45.1% |
Mungesa e detajeve rreth burimit të informacionit | 50.4% |
Më shumë informata rreth rezultateve të hulumtimit mund të gjeni në këtë link.