Nga: Ajnur Bafqari
Plagjiatura është “përvetësimi i gabuar” dhe “vjedhja dhe publikimi” i “gjuhës, mendimeve, ideve ose shprehjeve” të një autori tjetër dhe përfaqësimi i tyre si vepra origjinale . Mendimet dhe fjalët e njerëzve cilësohen si pronë personale, prandaj plagjiatura konsiderohet si krim i rëndë akademik. Plagjiatura konsiderohet pandershmëri akademike dhe një shkelje e etikës gazetareske .
“Plagjiatura është e papranueshme. Citatet nuk guxon të përdoren pa miratimin e burimit ose të autorit”- thuhet në kodin etik.
Dorëzimi i një punimi që ju nuk e keni punuar, qoftë ai lajm, temë apo çfarëdolloj vepre në të cilën idetë dhe fjalët e dhëna në punim nuk i takojnë personit që e dorëzon punimin, automatikisht bien në kategorinë e plagjiaturës. Pastaj kopjimi i ideve dhe fjalëve të punimit të huaj, pa e cituar autorin, dhënia e informacionit të gabuar për burimin ku është gjetur citimi, madje edhe kopjimi i fotove, videove, muzikës nga interneti konsiderohet poashtu plagjiaturë.
Plagjiatura më e theksuar dhe më e shpeshtë ditëve të sodit është ajo e lajmeve nëpër faqet e internetit. Tani mjafton që të publikohet një lajm dhe i njejti shumë shpejtë merr dhenë edhe nga mediat e tjera të shkruara. Por, sa prej mediave të shkruara citojnë median, gazetari i të cilit e ka shkruar lajmin. Të shumtë janë shembujt ku një gazetari I përtohet që të shkruajë një lajm me mendimet dhe fjalitë e veta, por nuk i përtohet që të editojë tekstin original, duke fshirë citimet që media e caktuar i ka bërë për vete, me qëllim të shmangies së plagjiaturës nga mediat tjera, dhe në fund ai gazetar, atë tekst e paraqet si original dhe të vetin.
Prej, ngjit dhe je gati !
Me kopjim të paragrafëve të tërë nga vende të ndryshme, nuk i lejojmë vetes hapësirë për të menduar për një temë të caktuar ose për të mbledhur mendimet lidhur me atë temë që më më pas të përdoren fjalët origjinale për ta prezantuar.
Si ta shmangim plagjiaturën?
Plagjiatura mund të shmanget nëpërmjet parafrazimit. Pastaj citimi është mënyra më e mirë për të shmangur plagjiaturën. Në varësi të formatit që përdorni, do të ju kërkohet të citoni gjëra si: emri i autorit, titulli, data dhe vendi i publikimit. Pastaj për të ju shmangur plagjiaturës, nevojitet që fjalia të merret ashtu siç është në literaturë dhe futet në thonjëza, ky është lloji i citimit me thonjëza. Një mënyrë mjaft efektive për të shmangur plagjiaturën është edhe referencimi, ku në fund të tekstit shtohet një faqe me referenca.
Çfarë ndodh nëse bëjmë plagjiaturë ?
Pasi plagjiatura është e përhapur edhe nëpër shkolla, shumica e tyre janë shumë strikte sa i takon plagjiaturës. Nëse kapeni, mund të përfundoni I suspenduar ose edhe më keq. Disa shkolla I dëbojnë studentët që bëjnë plagjiaturë. Ndërsa të tjerët përjashtohen edhe nga puna nëse kapen duke bërë plagjiaturë.