Titull që shkakton panik dhe shërben vetëm për klikime

 

[Recension: VIDEO: Dibra nën rrethim të policisë, NJSHSH-ja, Tigrat dhe ekipet e anti-terrorizmit në terren]

 

Titulli i tekstit që e recensojmë në mënyrë të panevojshme përhap panik në mesin e qytetarëve, sepse bëhet fjalë për një stërvitje. Ai i çon lexuesit në interpretim të gabuar, sikur në Dibër ka një sulm terrorist, dhe për këtë arsye ekipet policore janë në terren.

Linku deri te artikulli origjinal: VIDEO: Dibra nën rrethim të policisë, NJSHSH-ja, Tigrat dhe ekipet e anti-terrorizmit në terren

Data dhe koha e publikimit: 25.5.2019

Data e recensionit: 27.5.2019

Recenzues: Sillvana Zhezhova

Në brendi të tekstit shpjegohet se bëhet fjalë për stërvitje, por para se lexuesi të arrijë deri te informacionet e vërteta, paniku tashmë është krijuar dhe ai është manipuluar. Bëhet fjalë për një informacionin i cili mediave u është dërguar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Por, në këtë rast ai është keqpërdorur nga media dhe është formuluar titull bombastik. Duke pasur parasysh se një numër i madh i lexuesve i lexon vetëm titujt, me këtë titull ata tashmë janë dezinformuar.

Manipulimi në titull është bërë, para së gjithash, në mënyrë të pamerituar, gjegjësisht me shumë pak mund, për të fituar sa më shumë klikime, gjë që e bën lajmin të karakterizohet si clickbait, gjegjësisht karrem për klikime. Vetëm pasi ta lexojnë lajmin e vërtetë, lexuesit do të kuptojnë se janë të mashtruar, se Dibra nuk është nën rrethim të policisë, por se thjesht, bëhet fjalë për stërvitje policore.

Sipas rregullave gazetareske, titulli i tekstit duhet të informojë shkurtimisht për atë që është shkruar në lajm, që lexuesi edhe pa e lexuar gjithë përmbajtjen, ai të informohet shkurt dhe saktë. Ky rregull nuk është respektuar fare në titull. Përkundrazi, ai është senzacionalist dhe manipulues.

Titulli i tekstit gjithashtu shkel edhe njërin nga rregullat themelore të Kodit të gazetarëve, i cili thotë:

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.

Titujt e rremë që nuk korrespondojnë me përmbajtjen e tekstit janë një dukuri e shpeshtë në hapësirën mediatike dhe kanë të vetmin qëllim që të tërheqin sa më shumë lexues të jetë e mundur. Përmbajtje që dallon plotësisht nga titulli. Në këtë rast, titulli është një shembull tipik se si mediat në luftën për publikun lexues nuk zgjedhin mjete për ta arritur qëllimin.