Tekst që vet pyet, vet supozon

 

[Recension: Çfarë porosie dëshironte t’u dërgojë Zekiri  qytetarëve kur u tha atyre se “nuk kanë opsion tjetër”?]

 

Teksti që është temë e këtij recensioni është manipulues dhe synon në opinion të krijojë një pasqyrë të gabuar të pikëpamjeve dhe ideve të deputetit Muhamed Zekiri.

Linku deri te artikulli origjinal: Çfarë porosie dëshironte t’u dërgojë Zekiri  qytetarëve kur u tha atyre se “nuk kanë opsion tjetër”?

Data dhe koha e publikimit: 30.7.2018

Data e recensionit: 6.8.2018

Recenzues: Ana Anastasovska

Artikulli fillimisht e përcjell një deklaratë të deputetit të pushtetit, Muhamed Zekiri, në lidhje me referendumin e ardhshëm, që do të mbahet më 30 shtator, në të cilin qytetarët do të duhet të deklarohen se a janë për anëtarësimin Maqedonisë në BE dhe NATO duke e pranuar marrëveshjen me Greqinë.

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, thotë se referendumi do të shpallet sot, me ose pa VMRO-DPMNE-në, dhe konfirmoi se ai do të mbahet më 30 shtator.
– Maqedonia nuk ka opsion tjetër përveç se ta miratojë këtë marrëveshje dhe të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së” – tha Zekiri.
Ky është qëndrimi i deputetit Zekiri, i cili është paraqitur në artikull. Ky është qëndrimi i partisë që ai e përfaqëson, i LSDM-së dhe i politikës së qeverisë. Në fakt, anëtarësimi në BE dhe NATO është një nga përcaktimet kryesore të Qeverisë.

Por, në artikullin më poshtë parashtrohet një pyetje me të cilën fillon të manipulohet publiku.

Çfarë do të thotë për bashkëpartiakun e Zaev-it ky pohim se Maqedonia nuk ka opsion tjetër?

Pastaj vazhdohet me qëllimin, por edhe frikësohet publiku.

A pretendon ai se nëse Maqedonia nuk e miraton marrëveshjen, shteti do të zhduket?

Ka një pyetje këtu, por nuk është kërkuar përgjigje nga deputeti. Qëllimisht interpretohet qëndrimi i dikujt, që është në kundërshtim me rregullat dhe standardet e gazetarisë, të cilat përcaktojnë se “gazetari duhet të publikojë informacione të sakta dhe të verifikuara dhe nuk do t’i fshehë të dhënat thelbësore dhe nuk do të falsiifikojë dokumente. Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur.”.

Çfarë ka menduar të thotë Zekiri me atë se Maqedonia nuk ka opsion tjetër, duhet të pyetet Zekiri, e jo të supozohet dhe të imponohet diçka si e vërtetë, dhe me këtë të manipulohet dhe të frikësohet publiku.

Teksti në tërësi është joprofesional. Ajo ka një qëllim të vetëm, e ai është ta manipulojë publikun dhe ta frikësojë atë, me qëllim që ta sulmojë pushtetin. Artikulli është i njëanshëm dhe komentues, dhe në të mungon pala e dytë.