Titull që e huton në vend që ta informojë publikun

 

[Recension: (FOTO) A ka të vërtetë në këtë: Zaevi i kërkoi BDI-së qëllimisht të bojkotojë]

 

Teksti është i diskutueshëm dhe jep shenja të joprofesionalizmit që në titull. Titujt që parashtrojnë pyetje duhet të shmangen sa më shumë që të jetë e mundur, sepse lajmet dhe produktet e tjera gazetareske që publikohen publikut duhet t’i japin përgjigje në disa pyetje, e jo anasjelltas.

Linku deri te artikulli origjinal: (FOTO) A ka të vërtetë në këtë: Zaevi i kërkoi BDI-së qëllimisht të bojkotojë

Data dhe koha e publikimit: 25.4.2019

Data e recensionit: 29.4.2019

Recenzuese: Simona Atanasova

Nuk mundet gazetarët ta pyesin publikun se a është e vërtetë ndonjë teori. Detyra e gazetarëve është të hulumtojnë se a ka të vërtetë, e pastaj me fakte dhe prova ta prezantojnë atë që e kanë zbuluar. Çdo gjë tjetër është në fushën e spekulimeve gjë që mund vetëm ta hutojë publikun lexues, e jo ta informojnë atë.

Nëse gazetari, megjithatë, vendos të parashtrojë pyetje në titull, duhet të ketë përgjigje në tekst, e jo ta hutojë dhe ta dezinformojë publikun me teori që publikohen në rrjetet sociale. Në to mund të lexohet gjithçka. Çdokush mund ta hapë kompjuterin dhe të shkruajë një teori që do t’i bjerë ndër mend, duke përdorur një dozë më të vogël ose më të madhe të kreativitetit.

Detyra e gazetarit është të verifikojë se a është e vërtetë ajo që është publikuar në rrjetet shoqërore dhe a meriton ta fitojë vëmendjen e medias. Por, në këtë tekst mungon jo vetëm pala e dytë, por e edhe e para.

Bëhet fjalë për një farë marrëveshje parazgjedhore midis LSDM-së dhe BDI-së, por nuk ka asnjë gjurmë nga qëndrimet partiake. Nuk janë pyetur as liderët partiakë, zëdhënësit e partive apo ndonjë funksionar partiak, se a është e vërtetë kjo teori.

Prandaj ky tekst është spekulativ, i tendencioz, i paplotë dhe nuk jep përgjigje në pyetjen e parashtruar në titull.