Postimi në Facebook ka titull klikbejt (clickbait) dhe manipulon me vetëdije publikun, duke mos përmendur se cilit vend i referohet vendimi për të hequr maskat në ambiente të hapura, në mënyrë që të tërheqë sa më shumë klikime. Me fjalë të tjera, postimit i mungon konteksti, dmth, qëllimisht nuk është theksuar se kjo masë është miratuar në Shqipëri, për të lënë përshtypje se bëhet fjalë për në Maqedoni.
Postim në Facebook e manipulon publikun se është marrë vendim për heqjen e masës për të mbajtur maska mbrojtëse në ambiente të jashtme. Postimi, i cili në fakt, i referohet Shqipërisë, u publikua në kohën kur vendim i tillë ende nuk ishte marrë në vendin tonë, por u përmend si një opsion.
Postimi që po recensojmë është publikuar më 27 maj dhe përcjellë artikull me titullin: “Më në fund lajm i mirë edhe për ta: Hiqen maskat në ambiente të hapura”.
Në fjalinë e parë, artikulli vazhdon të manipulojë publikun dhe të mos zbulojë se ku hiqen maskat në ambiente të hapura, duke krijuar imazh të gabuar për lexuesit.
Komiteti teknik i ekspertëve për trajtimin e pandemisë, pas analizës së situatës epidemiologjike, vendosi të zbusë masat e vendosura për shkak të pandemisë me KOVID-19, thuhet në fillim të artikullit.
Vetëm në paragrafin e dytë, teksti zbulon se vendimi i tillë është marrë në Shqipëri.
Në një deklaratë për media, një ditë pasi nuk u raportuan viktima nga koronavirusi në Shqipëri dhe numri i rasteve të reja ra ndjeshëm, Komiteti vendosi të hiqte maskat në ambiente të hapura nga 1 qershori.
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe, njoftoi mundësinë e heqjes së masës për mbajtjen e maskave në ambiente të hapura më 24 maj.
Komisioni për Sëmundjet Infektive duhet të vendosë javën e ardhshme nëse masat e deritanishme kufizuese kundër Kovid-19 do të hiqen dhe nëse qytetarët do të duhet të mbajnë maska mbrojtëse në ambiente të hapura edhe këtë verë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se nga 1 qershori është e mundur të shfuqizohet masa për mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse.
Vendimi për heqjen e maskave në Maqedoni u miratua nga Komisioni për Sëmundje Infektive më 28 maj, një ditë pas publikimit të postimit që është objekt i recensimit tonë, dhe ministri Filipçe informoi për këtë në profilin e tij në Facebook.
Nga 1 qershori, maskat mbrojtëse nuk do të jenë të detyrueshme në ambiente të hapura ndërsa në të gjitha vendet e mbyllura, transportin publik dhe kudo që distanca e rekomanduar nuk mund të mbahet mbetet e detyrueshme, është një nga vendimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, shkroi në profilin e tij në Facebook, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai shtoi se ora policore të mbetet në fuqi, është njëri prej vendimeve.
Shtabi i Përgjithshëm i Koordinimit të Krizave të Qeverisë në një takim (të mbajtur më 31.05.2021) shqyrtoi dhe konfirmoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive për lehtësimin e masave për mbrojtje kundër Kovid-19 dhe i propozoi ato për miratim përfundimtar në seancë qeveritare më 01.06.2021. Vetëm pasi këto masa u konfirmuan nga Qeveria, ato hynë në fuqi.
Nga kjo mund të përfundohet se postimi ka titull klikbejt (clickbait) dhe ai manipulon me vetëdije publikun, duke mos përmendur se cilit vend i referohet vendimi për heqjen e maskave në ambiente të hapura, në mënyrë që të tërheqë sa më shumë klikime. Me fjalë të tjera, postimit i mungon konteksti, dmth do të ishte mirë të theksohej në të se kjo masë u miratua në Shqipëri. Ka njerëz që lexojnë vetëm titujt ose njoftimet e postimeve, kështu që ata mund të keqinformohen se ky vendim vlen për Maqedoninë dhe kështu rrezikojnë të ndëshkohen për mos mbajtjen e maskës jashtë, veçanërisht pasi që kjo masë nuk është hequr ende zyrtarisht tek ne (deri në momentin kur janë publikuar këto përmbajtje).
Qendra e resurseve në internet për shkathtësi mediatike dhe mendim kritik “Crithink” shërben si një arkivë publike e përmbajtjeve edukative dhe informuese të botuar nga “Metamorphosis” dhe nga projekte dhe organizata tjera, veçanërisht për anëtarët e Rrjetit për shkathtësi meidatike. Ky artikull u botua fillimisht nga shërbimi për verifikimin e fakteve “Vërtetmatësi” dhe është marrë me lejen e botuesit sipas kushteve të licencës Creative Commons – thekso burimin – pa intervenuar.