Askush nuk do të trajnojë gomer ose kuaj, por është mbështetur projekti për trajnim për menaxhimin e fermave me kuaj

Projekti i aprovuar në kuadër të programit “Erasmus Plus” janë aprovoi para për shkollën e mesme “Gjorce Petrov” në Kavadarci, dhe jo për drejtorin e shkollës Goran Velkovski, përndryshe vëllai i deputetit të LSDM-së, Dime Velkovski. Kreu i institucionit arsimor nuk do të marrë fare para, por ato janë ndarë për 35 nxënës dhe pesë mësues për dy javë trajnim,në pajtim me specifikat e projektit, me qëllimet që së sigurohet kuadro i cili do të mund të punësohet në fushën e përmenduar

Në një postim u postua në Facebook nga një portal, në të cilin pretendohet se drejtori i shkollës së mesme të “Gjorçe Petrov” në Kavadarci, Goran Velkovski, vëllai i deputetit të LSDM-së, Dime Velkovski, ” do të marrë mbi 83,000 euro për trajnim të gomreve dhe kuajve” .

Postimi mban titullin: “Ky njeri do të marrë 83,240 euro për të stërvitur një gomar”. Është e mundur që ky tekst të jetë satirik dhe të synojë të bëjë publikun të qeshë. Por, duke pasur parasysh faktin se, natyrisht, kjo nuk ka të bëjë me stërvitjen e një gomari apo kali, por diçka krejtësisht ndryshe, “Vërtetëmatësi” e konsideroi të nevojshme të sqaronte se për çfarë parashihen paratë dhe për çfarë lloj projekti në mënyrë që opinioni mos të ketë përshtypje të gabuar.

Shkolla e mesme nga Kavadari “Gjorce Petrov”, e cila është një shkollë bujqësore dhe pyjore, doli me një sqarim përse mori paratë nga Agjencia Kombëtare për Programet Evropiane të Edukimit dhe Lëvizshmërisë. Nga ky sqarim, bëhet e qartë se paratë nuk janë të destinuara fare për një person, siç aludon titulli i artikullit, por që ato i janë ndarë shkollës. Projekti është aprovuar në suaza të programit “Erasmus Plus”.

 

Sqarimi i projektit thotë se ai përfshin trajnim praktik të 35 studentëve dhe pesë mësuesve për një periudhë prej dy javësh në Ivaniq, një qytet në Republikën e Kroacisë.

 Shkolla e Mesme Gjorçe Petrov zotëron një bodrum vere, pyje dhe fusha ku rriten kultura të ndryshme dhe realizon një pjesë të madhe të praktikave në pronën e vet. Sidoqoftë, shkolla nuk ka një fermë kafshësh ku mund të zhvillojë klasa praktike të blegtorisë. Prandaj, shkolla, brenda Strategjisë afatgjatë për Ndërkombëtarizimin e Arsimit, propozoi një projekt që përfshin trajnim për thundrakët, kryesisht kuajt dhe gomerët.
Qëllimi i këtij projekti është që studentët të fitojnë aftësi (përfshirë aftësitë sipërmarrëse) që do të përgatiten më mirë për botën profesionale dhe kështu të përmirësojnë aftësinë e tyre të punës pas diplomimit. Projekti, ndër të tjera, është krijuar për të prezantuar dhe motivuar studentët për të filluar biznesin e tyre.
Trajnimi për thundrakët do të zhvillohet në fermat e gomerëve dhe kuajve të vendosura në qytetin Ivaniq, Kroaci dhe do të strukturohet në 4 module:
Moduli 1: Hyrje në kujdesin për gomarin dhe kalin.
Moduli 2: Hyrje në kujdesin shëndetësor të gomarit dhe kalit.
Moduli 3: Hyrje në racat lokale të gomerëve (bregdetar – gomari Dinar, posavaci kroat) dhe raca e famshme e kalit – Lipizzaner.
Moduli 4: Hyrje në prodhimin dhe përpunimin e qumështit të gomarit.
Nga shkolla thonë se duke marrë pjesë në këtë projekt, studentët do të përmirësojnë njohuritë e tyre për thundrakët dhe do të fitojnë aftësitë dhe kompetencat si mëposht:
· Do të fitojë njohuri teorike dhe praktike për krijimin e një ferme gomerësh dhe kuajsh;
· Do të mësojë si të ushqejë siç duhet gomarin dhe kalin, kohën e ushqimit, mënyrën e përgatitjes së ushqimit, etj;
· Do të jetë në gjendje të kontrollojë statusin e shëndetshëm të gomarit dhe kalit dhe nëse është e nevojshme të kërkojë ndërhyrje veterinare;
· Do të mësojë se kur është koha e duhur për mjelje, si të mjelë dhe të mbledhë qumësht gomari;
· Do të mësojë se si të paketohet dhe ruhet qumështi i gomarit.
Pas tejkalimit të situatës me covid-19 dhe krijimit të kushteve për udhëtim, shkolla do të shpallë një thirrje për pjesëmarrje në trajnim për të cilin të gjithë nxënësit dhe mësuesit e interesuar mund të aplikojnë, thuhet në shpjegimin nga SHMKBP “Gjorçe Petrov” të botuar në faqen Facebook të shkollës.
Nga sqarimi që jep shkolla e mesme bëhet e qartë se qëllimi i projektit është të trajnojë stafin për sipërmarrje të mundshme në të ardhmen në këtë fushë ose të sigurojë personel që mund të punësohet në këtë profesion. Nga shpjegimi gjithashtu shihetse projekti nuk është zbatuar ende, d.m.th që fondet nuk janë shpenzuar, studentët dhe mësuesit nuk janë zgjedhur dhe se ata do të zgjidhen përmes një konkursi pas përfundimit të pandemisë kur udhëtimi do të jetë i sigurt.

(vertetmates.mk)

 

Qendra e resurseve në internet për shkathtësi mediatike dhe mendim kritik “Crithink” shërben si një arkivë publike e përmbajtjeve edukative dhe informuese të botuar nga “Metamorphosis” dhe nga projekte dhe organizata tjera, veçanërisht për anëtarët e Rrjetit për shkathtësi meidatike. Ky artikull u botua fillimisht nga shërbimi për verifikimin e fakteve “Vërtetmatësi” dhe është marrë me lejen e botuesit sipas kushteve të licencës Creative Commons