Është shumë e rëndësishme që një gazetar të dëgjojë hallet e qytetarëve dhe më pas të njëjtat t’i adresojë tek institucionet kompetente për ndonjë zgjidhje të mundshme apo për ngritje të vetëdijes. Megjithatë, nuk është profesionale kur një gazetar pa e verifikuar informatën publikon vetëm “hallin” apo “akuzën” e dikuj. Në rastin konkret, përveç panikut, dezinformatës të mundshme dhe sensacionalizmit, gazetari i “Pa Censurë” nuk ju ka ofruar informacion lexuesve.
Linku në postimin origjinal: Pa Censurë.
Data e publikimit: 17.03.2021
Data e recensimit: 22.03.2021
Recensues: Ardit Ramadani
Ekziston një procedurë deri në shpërndarjen e një informacioni, gazetarët të mos zgjedhin “rrugën e shkurtër”
Autori i “Pa Censurë” ka publikuar në faqen e mediumit në rrjetin social “Fejsbuk” një mesazh i cili i ka ardhur nga ndonjë qytetar në adresën e tyre.
“Deri në Pa Censurë: Tung Pa Censurë ne Sllatajn naten von ka 21:30 dilkan 2 njerzi tveshet kit zi en ndalin njerzi m per tvu mar pare per tvu vedh denisend! Te kini kujdes! Rasti a paraqit” shkruan në postimin që e recensojmë.
Në këtë rast, ky autor pa pikën e përgjegjësisë ju thotë qytetarëve se në një rrugë të caktuar e cila është shumë e frekuentuar, mundësitë janë të larta që të i ndalojë dikush për të ju vjedhur paratë apo diçka tjetër.
Në këtë rast, qytetarëve përveç frikës nuk ju është dhënë asnjë informacion për rastin konkret, edhe pse të njëjtit në komente janë interesuar për më shumë informacione, gazetari në mungesë të tyre, nuk ju ka ofruar asgjë, thjeshtë i ka hutuar ata, kjo nuk është punë e gazetarit.
Si duhet vepruar në raste të tilla kur ekziston një akuzë konkrete?
Është legjitime që një punonjës mediatik të përdorë si burim një hall të qytetarëve në “Fejsbuk”, megjithatë, kjo duhet të jetë pikënisja e tij dhe jo i tërë lajmi sepse përgjegjësia sidomos për postime të tilla që fusin frikë te qytetarët, është e madhe.
Më e pakta që është dashur të bëje ky gazetar është të kishte kërkuar qëndrim nga institucionet kompetente, në këtë rast është Ministria për Punë të Brendshme apo qoftë edhe të kishte dalë në teren për të konfirmuar rastin.
“Gazetari duhet të botojë informata të sakta dhe të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe të falsifikojë dokumente. Nëse informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur” thotë neni 1 i Kodit Etik.
Për tu fshehur nga përgjegjësia e fjalës publike, “Gazetari” i Pa Censurë ka shkruar se ky informacion nga arritur deri te ata përmes një qytetari, megjithatë, kjo nuk e “zhvesh” nga përgjegjësia shpërndarësin e informacionit të pakonfirmuar, që në këtë rast është mediumi i cili e ka publikuar.
Ky “informacion” nuk i plotëson kriteret për tu publikuar në një medium.
Në doracakun e Crithink lajmi përkufizohet si më poshtë:
Lajmi është informacion me përmbajtje të re që ngjall interes të madh tek publiku. Që informacioni të jetë lajm, zakonisht duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme: të ketë
përmbajtje të re, të rëndësishme, interesante, të pazakontë. Lajmi plotësisht përcillet kur ju jepet përgjigje pesë pyetjeve themelore që janë: “Kush?”, “Çfarë?”, “Kur?”, “Ku?” dhe “Si?”. Lajmet përfshijnë informacione për të gjitha aspektet e jetës së njerëzve: konflikte,
katastrofa, ngjarje. Temat mund të jenë të ndryshme: shëndetësia, arsimi, ekonomia,
drejtësia, politika sociale
Në fund, autori i “Pa censurë” ka përdorur Analogji False, edhe atë është munduar të krijoje lidhshmëri mes disa gjërave që në fund të dalë me supozimin se bëhet fjalë për një krim të mundshëm, autori ka përdorur Prova Selektive, me çka as nuk ka tentuar të sigurojë prova të tjera përveç të “akuzuesit” për rastin konkret, i njëjti gjithashtu ka përdorur Arsyetimin Rrethor duke e “shitur” një supozim të një qytetari te masa si diçka e mirëqenë, pa e konfirmuar fare.