Dezinformatë është se policet vallëzuan gjatë orarit të punës dhe në ambientet zyrtare të MPB-së

 

MPB për “Vërtetmatësin” e ka mohuar informacionin se punonjëset në shërbimet administrative të Ministrisë së Brendshme vallëzonin dhe filmonin për TikTok gjatë orarit të punës. MPB thotë se videoja është regjistruar nga palët, jo nga punonjës të Ministrisë së Brendshme, në korridorin e ndërtesës së MRTV ku është vendosur Departamenti për të Huaj dhe ku lëvizja e klientëve nuk është e kufizuar.

 

Recensojmë një postim në Facebook, në të cilin është i vendosur tekst me dy video-materiale, gjegjësisht klipe të shkurtra të marra nga profilet personale në rrjetin social TikTok.

Titulli i tekstit thotë:

VIDEO Turp i ri në MPB: Policet përziejnë dhe vallëzojnë në ambientet zyrtare

Në disa rreshta që përbëjnë njoftimin, thuhet:

Bëhet fjalë për një farë Resa Neziri që regjistroi videon në ambientet e shërbimeve administrative të MPB-së, ndërsa dëshmia është mbishkrimi POLICIA, në sfondin e videos që ajo publikoi dje.

Neni 1 i Kodit të Gazetarisë kërkon që gazetari të publikojë informacion të saktë dhe të verifikuar, të mos fshehë informacion thelbësor dhe të mos falsifikojë dokumente. Neni i parë i Kodit gjithashtu thotë qartë që gazetari ka të drejtë të ketë qasje në të gjitha burimet e informacionit.

Sidoqoftë, në kundërshtim me parimet profesionale gazetareske, pa ndonjë verifikim, dezinformata u botua në këtë tekst. Autori i tekstit njoftoi se dy vajzat janë oficere policie në departamentin për të huaj në MPB, i cili ndodhet në katin e 9-të në ndërtesën e RMTV-së, por ai as nuk kërkoi dhe as mori konfirmim nëse është kështu. Në këtë departament për palët, çdo ditë aplikohet për marrjen e dokumenteve të reja, zgjatjen e lejeve aktuale të qëndrimit, letërnjoftimet, pasaportat dhe thjesht rregullon çështjet juridike për shtetasit e huaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kontrolli ynë tregoi se dy vajzat që vallëzojnë në video dhe e postuan atë në profilet e tyre të TikTok, janë palë që ishin në MPB për të rregulluar një pasaportë ose dokument tjetër identifikimi. “Vërtetmatësi” i kërkoi MPB-së informacion nëse ata janë punonjëse të Ministrisë së Brendshme, nga ku morëm përgjigje negative.

MPB mohon informacionin e publikuar në portal, se punonjëset në shërbimet administrative të Ministrisë së Brendshme vallëzonin dhe filmonin për TikTok gjatë orarit të punës. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm dhe Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale ka kryer kontrollet e nevojshme dhe arriti në përfundimin se videoja është regjistruar nga palët, jo nga punonjëset e MPB-së, në korridorin e ndërtesës së MRTV-së ku është vendosur departamenti i huaj dhe ku lëvizja e palëve nuk është e kufizuar. Ne jemi gjithmonë në dispozicion për të siguruar informacion që përputhet me rregullat etike të raportimit, thonë nga MPB.

Prandaj, informacioni se “oficeret e policisë vallëzuan dhe postuan në TikTok gjatë orarit të punës” konsiderohet i pavërtetë. Vajzat që kërcenin në video u abuzuan për të sulmuar sjelljen e oficereve të MPB-së.

Në fakt, diçka që duhet të jetë e dyshimtë për autorin është se vajzat nuk kanë të veshur uniformën e Ministrisë për Punë të Brendshme, por janë të veshura me rroba civile. Kjo duhej të ishte baza të paktën për të kontrolluar informacionin ose për të bërë një përpjekje të tillë, e cila nuk është bërë këtu.

Rrjetet sociale mund të jenë vetëm baza për njoftim për të verifikuar zyrtarisht informacionin, e jo postimet të merren si të gatshme. Dallimi kryesor midis medias dhe rrjeteve sociale është se në rrjetet sociale mund të vendosen të gjitha llojet e informacionit, dmth gjithçka mund të publikohet, kurse informacioni në media duhet të jetë i saktë dhe i verifikuar.

 

 

Qendra e resurseve në internet për shkathtësi mediatike dhe mendim kritik “Crithink” shërben si një arkivë publike e përmbajtjeve edukative dhe informuese të botuar nga “Metamorphosis” dhe nga projekte dhe organizata tjera, veçanërisht për anëtarët e Rrjetit për shkathtësi meidatike. Ky artikull u botua fillimisht nga shërbimi për verifikimin e fakteve “Vërtetmatësi” dhe është marrë me lejen e botuesit sipas kushteve të licencës Creative Commons – thekso burimin – pa intervenuar.