“E premtja e zezë” nuk asnjë lidhje me shitjen e robërve

 

[Recension: BLACK FRIDAY – E PREMTJA E ZEZË]

 

Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni përmban informata të pasakta në lidhje me domethënien e termit “e premtja e zezë”, duke u plasur lexuesve një pasqyrë të rrejshme për këtë ditë.

Linku deri te artikulli origjinal: BLACK FRIDAY – E PREMTJA E ZEZË

Data dhe koha e publikimit: 25.11.2018

Data e recensionit: 29.11.2018

Recenzuese: Аna Anastasovska

BLACK FRIDAY – E PREMTJA E ZEZË!!! Ç’është ajo? Idiotët që vrapojnë nëpër dyqane që me “lirim” të blejnë diçka që është më e shtrenjtë se sa çmimi gjatë ditëve të zakonshme, a e dinë se për çfarë RACIZMI dhe ÇNJERËZIE bëhet fjalë?!

Në fillim ky artikull thekson se ata që vrapojnë që të “premten e zezë” të blejnë diçka më lirë (jo më shtrenjtë, siç thuhet në artikull), në fakt, nuk e dinë, se në atë mënyrë e madhërojnë racizmin.

Pastaj vjen sqarimi.

“Black Friday” nënkuptonte likuidim të drejtpërdrejtë të pjesës së mbetur të skllevërve të zinj të pashitur, nga pronarët e tyre të bardhë në treg, në sheshet publike. Para se të shkojnë në Afrikë për të gjuajtur fuqi të re, të freskët të robërve. Kështu, skllevërit u janë ekspozuar qindra blerësve që i kanë blerë dhe i kanë dërguar në plantazhet e tyre për të punuar me pambuk, kallam sheqeri ose në shtëpitë e tyre për t’i kryer detyrat e shtëpisë.

Sipas artikullit, “e premtja e zezë” është dita kur në kohën e skllavopronarisë, pronarët e skllevërve të zinj në këtë ditë janë liruar nga teprica e tyre duke i likuiduar. E për shkak se skllevërit kanë qenë të zinj edhe dita ështe quajtur “e premtja e zezë”.

Informatat e këtilla janë absolutisht të pasakta. Nëse e hapni ndonjërin nga kërkuesit në internet dhe kërkoni për kuptimin e të “premtes së zezë” dhe historinë e saj, do të shihni se kjo nuk ka lidhje me shitjen e skllevërve të zinj, edhe pse ka edhe teori të tilla të konspiracionit. Edhe disa persona të famshëm nga SHBA-të me origjinë afrikane, si p.sh. këngëtarja Toni Braxton, e cila në profilin e saj në Facebook, më 26.11.2014, e ka postuar fotografinë të cilën e ka publikuar edhe portali “Dudinka”, me tekst që është i njëjtë me tekstin që e recensojmë, kanë rënë pre e këtyre teorive, më saktë thënë, thashethemeve, siç njofton ueb-faqja Marketwatch.com. Braxton-i ka shkruar “Nuk ka më të premte të zezë për mua”.

Sipas autorit të tekstit në këtë faqe, Daniel Goldstein, thashethemet për lidhjet e pretenduara të “të premtes së zezë” me skllevërit, kanë filluar para trazirave në Ferguson, Moa.

Pas vendimit të porotës në Misuri të mos e akuzojë policin e bardhë, Darren Willson, i cili në gusht e vrau një adoleshent të paarmatosur afro-amerikan, Michael Brown, protestuesit u mblodhën në turmat për blerje gjatë festave në gjithë vendin, si pjesë e fushatës “E zeza e së premtes së zezë”, që ta tërheqin vëmendjen për atë që ata e shohin si drejtim i gabuar i drejtësisë, ndërsa thashethemet në internet vetëm i kanë shtuar vaj zjarrit. Kërkuesi në internet, Google e lidh të “premten e zezë” me skllevërit në më shumë se 11 milionë rezultate dhe dhjetëra “meme” në internet, për të premten origjinale të zezë“, thotë Goldstein.

Shërbimi për verifikimin e fakteve, Snopes.com, që është njëra nga ueb-faqet më të famshme dhe më të vjetra për verifikim të fakteve, zbulon se shprehja “e premtja e zezë” nuk ka të bëjë fare me shitjen e skllevërve. Sipas kësaj faqeje, shprehja “e premtja e zezë” për hetë të parë u paraqit në vitin 1951, kur praktika e punëtorëve ka qenë të paraqiten dhe të thonë se janë të sëmurë një ditë pas Ditës së  falënderimeve, në mënyrë që të kishin katër ditë të bashkuara pushim gjatë fundjavës.

Deri në vitin 1961, termi “e premtja e zezë” (dhe “e shtuna e zezë”), siç shkruan Snopes, zakonisht është përdorur nga policia e Filadelfisë, e cila është e detyruar të merret me kaosin dhe kokëdhimbjet e shkaktuara nga turmat dhe tollovinë në komunikacion një ditë pas Ditës së falënderimeve, gjegjësisht në fillim të sezonit të blerjeve për Krishtlindjet.

Një shpjegim i popullarizuar alternativ për origjinën e shprehjes “e premtja e zezë” është se kjo është dita kur shitësit me pakicë në fund të vitit filluan të tregojnë fitim (në terma të kontabilitetit, duke u zhvendosur nga zona “e kuqe” në “të zezën”), pasi kanë punuar me humbje prej janarit e deri në mes të nëntorit. Përdorimi më i hershëm i shprehjes “e premtja e zezë”, që lidhet me kontabilitetin, daton që nga viti 1981.

Në kërkuesit në internet, sqarimi më i shpeshtë për “të premten e zezë” ndërlidhet me fitimin që e kanë realizuar tregtarët.

“E premtja e zezë” është dita kur shitësit me pakicë fillojnë të bëjnë fitime për vitin aktual. Në kushte të kontabilitetit, puna me humbje (humbja e parave) është quajtur zona “e kuqe”, sepse kontabilistët kanë përdorur tradicionalisht ngjyrë të kuqe për t’i paraqitur shumat negative (humbjet). Shuma pozitive (fitimet) zakonisht janë paraqitur me ngjyrë të zezë. Pra, të qenit në zonën “e zezë” është gjë e mirë, sepse kjo do të thotë që dyqanet punojnë me fitim (bëjnë para).

Duke pasur parasysh se lidhja e të “premtes së zezë” me shitjen e skllevërve nuk ka asnjë lidhshmëri dhe se këto janë vetëm thashetheme të përhapura në internet dhe në rrjetet sociale, mund të konkludohet se teksti është që i nënshtrohet këtij recensioni është absolutisht i pasaktë. Artikulli përhap informacione të rrejshme, pa i verifikuar faktet dhe origjinën e vërtetë të shprehjes “e premtja e zezë”. Kjo shprehje për herë të parë u paraqit në vitin 1951, ndërsa lidhshmëria e saj me fitimet e tregtarëve për herë të parë u shfaq në vitin 1981, më shumë se njëqind vjet pas heqjes së skllavërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.