[Recension: Sllaveski me para të popullit do të blejë xhip që vlen 20.000 euro]
Teksti që e recensojmë i ofron lexuesit informacione të marra nga “burimet e veta”, mirëpo informacionet e tilla nuk janë verifikuar nga asnjë palë tjetër dhe për këtë arsye artikulli mund të kualifikohet si tekst “më the-të thash”.
Linku deri te artikulli origjinal: Sllaveski me para të popullit do të blejë xhip që vlen 20.000 euro
Data dhe koha e publikimit: 21.11.2018
Data e recensionit: 26.11.2018
Recenzuese: Аna Anastasovska
Drejtori i Drejtorisë për sigurinë e informacioneve të klasifikuara, Stojan Sllaveski, ka vendosur se për t’i kryer detyrat e tij zyrtare, patjetër duhet të ngasë xhip që nuk duhet të jetë më i lirë se 20,000 euro.
Ky është informacioni kryesor në tekst. Ai paraqet goditje të drejtpëdrejtë ndaj drejtorit Sllaveski dhe akuzë ndaj tij për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Për një akuzë të tillë, gazetari duhet të ketë prova të forta, të cilat do t’ia prezantojë Nga burimet e Drejtorisë, ne jozyrtarisht zbulojmë se drejtori ka bërë presion ndaj presidentit dhe anëtarëve të Komitetit të Prokurimit Publik se si ata e dinë dhe e dinë si ta bëjnë specifikimin për prokurimin e një automjeti të ri që i përshtatet një modeli të xhipit, të cilin skllevërit i pëlqyen më së shumti dhe kjo është Hyundai Tucson.publikut. Përndryshe, mund të përballet me padi për shpifje.
Por, në artikullin që i nënshtrohet kësaj analize, në vend të provave të forta, gazetari ofron biseda “më the-të thash” dhe informacione jozyrtare të marra nga “burimet e veta”.
Nga burime në Drejtori, jozyrtarisht kuptojmë se drejtori ka bërë presion ndaj kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për furnizime publike, si të dinë le ta bëjnë që specifikimi për blerjen e automjetit të ri t’i përshtatet një modeli të xhipit, të cilin Sllaveski e ka pëlqyer më së shumti, e ai është “Hyundai Tucson”.
Pasi që informacionet janë jozyrtare, ato duhet të verifikohen dhe të bëhet përpjekje për të marrë informacion zyrtare. Për shembull, gazetari ka mundur të kërkojë deklaratë nga ndonjë anëtari i Komisionit për furnizime publike, si dhe drejtpërdrejtë nga drejtori Sllaveski.
Poashtu, mësohet se përpjekja e parë për blerjen e një automjeti të tillë ka dështuar, pasi anëtarët e Komisionit për furnizime publike në këtë Drejtori në momentin e fundit kanë kuptuar se nuk duan të rrezikojnë për shkak të komoditetit të drejtorit, dhe për arsye “teknike”, konkursi u anulua në momentin e fundit . Por në përpjekjen e dytë ata kanë marrë udhëzime të qarta se automjeti që duhet blerë duhet të jetë “Hyundai Tucson” dhe asgjë tjetër.
Pretendimet mbështeten me gjoja anulimin e konkursit të parë sepse drejtori Sllaveski paska dashur të ngiste xhip “Hyundai Tucson”, ndërsa specifikimet për këtë xhip nuk janë theksuar në konkurs. Mirëpo, ajo që mungon janë detajet e dy tenderëve të Drejtorisë për blerjen e automjetit. Në artikull ato mungojnë, prandaj lexuesi nuk mund të jetë i sigurt se ajo që shkruhet është e vërtetë.
Sikur të ishin publikuar furnizimet, lexuesi do të mund të bënte krahasim ndërmjet specifikimeve për furnizimin e automjetit të ri dhe specifikimeve të “Hyundai Tucson”.
Sa për përkujtim, për një insistim të tillë për blerjen e automjetit të tipit “Mercedes” me dënim me burg u dënuan tre persona, një ish-kryeministër, një ish-ministër i brendshëm dhe një ish-ndihmës-ministër.
Këtu gazetari implikon se drejtori Sllaveski ka kryer vepër penale dhe se për këtë ai duhet të përgjigjet. Kur bëhet fjalë për informim nëpërmjet lajmit ose raportit gazetaresk, detyra e gazetarit është vetëm të informojë, jo të bëjë krahasime me raste të tjera gjyqësore, e aq më pak, në mënyrë implicite të sugjerojë se dikush mund të shkojë në burg. Kjo për shkak se këto dy raste mund të jenë krejtësisht të ndryshme. Kështu, për shembull, në rastin e parë është blerë automjeti, ndërsa në rastin aktual titulli na tregon se një gjë e tillë ende nuk është bërë.
I gjithë teksti është një muhabet çarshie dhe nuk është mbështetur me asgjë që do të mund ishte pretendim ose provë e fortë për atë që është shkruar. Pa deklarata dhe pa verifikim konkret të informacioneve, artikulli bie në ujë dhe mund të cilësohet si manipuluese ose, të paktën, i papërfunduar.