Tekst spekulativ për shitjen e veturës komunale

 

[Recension: Keqpërdorim i pronës komunale në komunën e Karposhit. Аudi Q7 i shitet për çikërrimë një shoku të Stefan Bogoevit]

 

Teksti që e recensojmë nuk ofron dëshmi se veturën që ka qenë në pronësi të Komunës së Karposhit, kryetari aktual i komunës, Stefan Bogoev, ia ka shitur Vlladimir Nikolovskit, person për të cilin artikulli pretendon se është i afërt me LSDM-në, gjegjësisht shok i Bogoevit. Në tekst nuk ka as deklaratë nga personi, e as qëndrim nga komuna e Karposhit për shitjen e veturës zyrtare. Komuna e Karposhit publikoi demant të këtij informacioni në faqen zyrtare të Komunës, ndërsa ai nuk u botua në medien që e publikoi lajmin.

Linku deri te artikulli origjinal: Keqpërdorim i pronës komunale në komunën e Karposhit. Аudi Q7 i shitet për çikërrimë një shoku të Stefan Bogoevit

Data e publikimit: 21.11.2018

Data e recensionit: 23.11.2018

Recenzues: Silvana Zhezhova

Titulli i tekstit që e recensojmë sugjeron se ka “keqpërdorim të pronës komunale”, por nuk ofrohen dëshmi se një gjë e tillë ka ndodhur me të vërtetë. Për shitjen e veturës zyrtare Audi Q7, e cili ishte blerë nga kryetari i mëparshëm i komunës Stevçe Jakimovski. Komuna Karposh solli vendim në mbledhje të Këshillit në muajin shkurt, me qëllim që të sigurojë më shumë mjete për blerjen e automjetit për mirëmbajtje të higjienës në komunë. Në demantin e Komunës së Karposhit thuhet se pronari i ri nuk është as mik, as dikush që e njeh Bogoevi.

Sa i përket çmimit për të cilin është shitur vetura, poashtu nuk ka prova, ndërsa nga Komuna thonë se shitja është kryer sipas sistemit elektronik të Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL) për tëhuajësimin e sendeve të luajtshme (e-stvari.mk), ndërsa nëpërmjet ankandit elektronik është përzgjedhur ofertuesi më i volitshëm. Sipas ueb-faqeve në të cilat shiten veturat e vjetra, çmimi i Audi Q7, me përafërsisht kilometrazh të njëjtë dhe përafërsisht të njëjtin vit të prodhimit, sillet prej 15,000 deri në 20,000 euro.

Vetura që është prodhuar në vitin 2011 ka pasur të kaluara rreth 150,000 kilometra, është servisuar rregullisht sipas kalendarit për servis, është e pajisur me pajisje “full, është me naftë, dhe është shitur për 14 mijë euro, thuhet në artikullin që e recensojmë.

Për pohimin në tekst se “në ankand nuk ishin të ftuar ofertues të tjerë”, nuk ka informata se kush janë ata, e as ndonjë deklaratë nga ndonjëri prej tyre, me çka do të konfirmohej ky pohim. Teksti ka për qëllim të përhapë dezinformata në lidhje me shitjen e veturës Audi Q7, ndërsa akuzat për “azdisje” të komunës, nuk janë dëshmuar. Duke pasur parasysh se në tekst nuk përmendet se vendimin për shitje e kanë sjellë këshilltarët e komunës, në të ka tendencë që lexuesit të kenë interpretim të gabuar se makina është shitur “katër sy”, me iniciativë dhe vendim të pavarur të kryetarit aktual Stefan Bogoev.