Screenshot nga lajmi që recensohet
Padyshim, disa informata që mediat i shndërrojnë në lajm aspak nuk kanë interes publik, janë të kota dhe aq më shumë do t’i interesonte publikut. I tillë është shembulli për shndërrimin në lajm, ecjen në këmbë të prokurores së Prokurorisë Speciale Fatime Fetai. Ky tekst, madje dhe fyen intelegjencën e lexuesit se qenka diçka për tu shkruar nëse dikush kryen një funksion njerëzor, të ecurit!
Linku deri te artikulli: Edhe Fatime Fetai ecën në këmbë (FOTO/VIDEO)
Data e publikimit: 29.10.2018
Data e recensionit: 08.11.2018
Recensuese: Ferikan Iljazi
Këtu nuk ka lajm e as interes publik vetëm shtyp të vakët rozë!
Një tekst i shkurtër me përplot pikëpyetje. Si qenka interesante që një prokurore të ecë në këmbë, nga gjykata e deri te kafiteritë e afërta disa metra. Që në pamje të parë, prej nga titulli, autoi e shtyn lexuesin të mendojë se qenka një fantashkencë, që një prokurore, një qytetare sikurse të gjithë, të shihet rrugëve të Shkupit duke ecur lirshëm.
Edhe po të mos jetë e jashtëzakonshme që prokurorja Fatime Fetai të ecë në këmbë në rrugë, me këtë tekst, autori e ka bërë si diçka të jashtëzakonshme, dhe ia ka shitur lexuesit si lajm me vlerë, ose lajm i interesit publik. Por, ku është këtu interesi publik për atë se çfarë han, çfarë pin, si ecën në këmbë Fatime Fetai?
Kriteret e një lajmi janë të qarta. Të prekë interesin e qytetarit dhe të keqë ndonjë keqpërdorim ose ngjashëm!
Interes publik do ishte nëse Fatime Fetai do shihej gjatë ndonjë hetimi, gjatë ndonjë takimi me ndonjë person që mund të jetë i inkriminuar, ose nëse thjeshtë raportohet për punën e saj si prokurore. Interes publik mund të jetë edhe jeta e saj private nëse bie ndesh me profesionin që ushtron, por jo edhe fakti se “ecka në këmbë”, në vend se të endet me makinë për disa metra.
Gazetari ka për detyrë “tia hapë sytë lexuesit” për fenomene të ndryshme shoqërore, që e tangojnë atë direkt, prandaj nuk ka se si ky lajm ta prekë atë direkt.
Kriteret për shkruarjen e një lajmi duhet të jenë që ai të jetë me interes publik, të zbulojë ndonjë keqpëdorim pushteti ose ngjashëm, ndërsa ky tekst, nuk përmbush asnjë prej kritereve elementare për lajm.
Kodeksi i Gazetarëve të Maqedonisë është i qartë për atë se cili është roli i gazetarit, dhe se nuk duhet keqpërdorur media e informimit për senzacione ose lajme të tipit të tillë.
“Gazetari nuk guxon të shfrytëzojë median për publikimin ose fshehjen e informatave për përfitime personale. Ryshfeti, korrupsioni dhe haraçi janë gjëra të huaja për profesionin e gazetarit. Nuk guxon të lejojë reklama dhe motivet tjera komerciale të ndikojnë mbi lirinë e informimit. Duhet të bëhet dallim mes reklamimit dhe tekstit me ilustrim të gazetarit”
“Gazetari do ta respektojë privatësinë e personit, përveç kur kjo bie ndesh me interesin publik. Gazetari është i detyruar ta respektojë dhimbjen dhe vuajtjen e personit”
“Gazetarët duhet të bëjnë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit”
Përse teksti i tillë nuk duhej të qëndrojë në rubrikën e informimit?
Ideale do të ishte që mos të publikohen gjëra të tilla sepse vërtetë janl humbje kohe. Por megjithatë, e pakta që ka mundur ta bëjë autori i lajmit, është që ta vendosë tekstin në rubrikën e thashethemeve ose të showbizit, pasi tani kështu e trajtojnë jetën private edhe të prokurorëve të PSP-së. Kështu, edhe qytetarët do ta kishin të qartë se nuk po lexojnë informatë, ose lajm, por thjeshtë muhabet çajtoreje.