Facebook paralajmëroi që e zgjerojë listën e postimeve në rrjetin social lidhur me kovid-19, që do t’i mënjanojë automatikisht edhe nga Facebook-u edhe nga Instagrami me konsultim paraprak me ekspertë për shëndet publik, shkruan Portalb.mk.
Në komunikatën e re, nga Facebook thonë që nga dhjetori i vitit të kaluar tani më mënjanohen “pohimet e rreme për vaksinat për kovid-19 të cilat ekspertët për shëndet publik i kanë refuzuar”.
Mirëpo, pas konsultimeve me organizatat udhëheqëse shëndetësore, duke e përfshirë edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ata theksojnë që e zgjerojnë listën e pohimeve të rreme të cilat Facebook-u do t’i mënjanojë automatikisht, ndër të cilat:
- Kovid-19 është virus artificial i prodhuar nga njeriu;
- Vaksinat nuk janë efikase në parandalimin e sëmundjes, nga e cila janë dedikuar për të mbrojtur;
- Më sigurt është të sëmureni nga virusi se sa të vaksinoheni;
- Vaksinat janë toksike, të rrezikshme ose shkaktojnë autizëm.
“Këto politika të reja do t’i ndihmojnë Facebook-ut të vazhdojë të ndërmarrë aktivitete agresive kundër dezinformatave për kovid-19 dhe vaksinave”, thuhet në komunikatën e rrjeti social.
Ata shtojnë që azhurnimi i ri do të fillojë të implementohen menjëherë, me theks të veçantë në faqe, grupe e profile që i shkelin këto rregulla.
“Ndërkaq, ato profile që vazhdimisht do t’i shpërndajnë këto pohime të mohuara, mund të mënjanohen në mënyrë permanente. Facebook-u gjithashtu, do të kërkojë nga administratorët në grupet me administrator ose anëtarë që i kanë shkelur politikat për kovid-19 përkohësisht t’i aprovojnë të gjitha publikimet në grupin e tyre”, thuhet më tej në komunikatë.
Mirëpo, ata theksojnë që pohimet për kovid-19 apo vaksinat që nuk do t’i shkelin këto rregulla, do të jenë të përshtatshme për shqyrtim nga ana e verifikuesve të fakteve nga palë të treta dhe nëse vlerësohen si të rreme, do të shënohen mirëpo nuk do të mënjanohen.
“Vazhdojmë t’i përmirësojmë rezultatet nga kërkimi në platformat tona. Kur njerëzit bëjnë kërkime për vaksinë ose përmbajtje lidhur me kovid-19 në Facebook, ne promovojmë rezultate relevante, autoritative dhe sigurojmë resurse nga palë të treta përt’i lidhur njerëzit me informata profesionale për vaksinat”, qëndron në publikimin e Facebook-ut.
Ndërkaq në Instagram, krahas shfaqjes së rezultateve relevante në pjesën “Kërkim”, nga Facebook-u paralajmërojnë që në javët e ardhshme do të vështirësohet gjetja e profileve në kërkim të cilat nëpërmjet publikimeve të tyre i dekurajojnë njerëzit nga vaksinimi.