Gazetari nuk është ai që mund t’i gjykojë artistët për pjesmarrje në fushatë zgjedhore

Lajmi të cilin e recensojmë

Fushata zgjedhore megjithëse lejon ekzagjerimet nga oponetë të ndryshëm politik, nuk do të thotë se mediat bëjnë pjesë në këtë kategori. Mediat e kanë për obligim që të tregojnë programet politike të partive, por kjo nuk domethënë që ata të bëhen shpërndarës të propagandës dhe manipulimit të partive politike. Mund që të krahasojnë programet e mëparshme politike të partive që kanë qenë në pushtet, çfarë është premtuar dhe nuk është bërë, duke përdorur kritikën por jo për t’ia  shpërlarë trurin lexuesve, thjeshtë për ta informuar, por edhe për të ngritur vetëdijen e tyre, që të mos e ndjenjë veten të mashtruar.

Lajmi të cilin e recensojmë

Linku origjinal i artikullit: Artistët që e bënë spotin e BDI-së, turpërohen nga pjesëmarrja e tyre në këtë spot

Data e publikimit: 10.07.2020

Data e recensimit: 13.07.2020

Recensuese: Naile Dauti

Titull tendencioz

Ky artikull që nga titulli tregon që është një shkrim tendencioz. Faktikisht i gjithë teksti ka të bëjë me sulm ndaj një partie politike, por autori ka tentuar të gjejë diçka ku mund të kapet për të bërë një tekst manipulues që nuk ka lidhje me gazetarinë profesionale. Titulli nuk ka të bëjë asgjë me realitetin, sepse asnjë artist pjesmarrës në atë video nuk është shprehur se ndjehet i turpëruar.

Në artikullin që recensojmë është shkelur çdo standard i mundshëm profesional dhe etik, duke filluar që nga fakti se artikull-shkruesi, me paramendim është nisur me idenë jo për të bërë lajm dhe për të dhënë një informacion, por për të aluduar diçka e cila nuk mund të mbështetet në fakte.

Ditëve të fundit BDI promovon një spot politik ku disa artist shqiptar, Petrit Neziri, Besiana Memedi, Qëndrim Riani, Shkëlzen Baftjari dhe Reshat Ameti bëjnë thirrje që të votohet “Kryeministri shqiptar i BDI-së”, por si duket këta artistë janë turpëruar nga pjesëmarrja për këtë spot”, thuhet në artikull.

Përderisa ata artistë kanë marrë përsipër të jenë pjesë e një fushate të një partie politike, nuk është gazetari ai që duhet t’i gjykojë, nëse kanë bërë mirë ose keq, aq më pak nëse ata janë turpëruar ose jo.

“Këtë e argumentojnë faqet e profilit të këtyre artistëve ku tek asnjëri (përveç Shkëlzen Baftjarit i cili nuk ka profil në facebook), nuk vërehet ta kenë bërë shpërndarjen (share) të këtij spoti politik. Nga kjo mund të konstatojmë se këto artist nuk e kanë shumë për qejfi idenë e kryeministrit shqiptarë, por shtrohet pyetja atëherë kush i detyroi që të marrin pjesë në këtë spot, borxhet e vjetra, apo frika nga mungesa e mbështetjes financiare nëpërmjet projekteve në të ardhmen”, thuhet tutje në artikull.

Mangësitë kryesore profesionale të tekstit:

  1. Nuk është argument se artistët janë turpëruar vetëm pse spotin nuk e kan publikuar në profilet e tyre personale. Një “lajm” si ky as nuk mund të argumentohet.
  2. Autori i tekstit ka bërë një konstatim se këta artistë nuk e kanë për qejfi idenë e kryeministrit shqiptar. Autori i gjykon, gazetari i vërtetë jo.
    Ndoshta artistët fare nuk janë të kyçur me çështjet politike në Maqedoni, ndoshta fare nuk ju intereson ideja, por edhe mund t’ju interesojë. Ndoshta mund të jenë paguar për punën e tyre, sepse në fund të fundit janë artistë, por kjo nuk është çështje as me interes për qytetarët, por as nuk duhet marrë mundimi për një analizë të tillë.
  3. Autori hamendëson se madje këta artistë ndoshta kanë qenë të detyruar nga borxhet e vjetra apo frika e mungesës financiare për projeketet në të ardhmen, që paraqet baltosje të figurave të tyre. Aspak etik një shkrim i tillë.

Autori me këtë rast ka bërë shkelje të mëdha të Kodit Etik të Gazetarëve, i cili rekomandon që gazetari të bëjë dallimin midis komentit dhe lajmit, të kultivojë kulturën e të shprehurit dhe etikën, distancë profesionale nga subjektet politike dhe ngjashëm.

 “Gazetarët duhet të bëjnë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit”, neni 13.

 “Raportimi për proceset politike, veçanërisht për zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari patjtetër duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike”, neni 14.

 “Gazetari patjetër ta kultivojë kulturën e të shprehurit dhe etikën. Komunikimi i pashembullt me opinionin nuk i ka hije profesionit të gazetarit”, neni 15.

 “Gazetari do ta ruajë namin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do të nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë mediumin e tij për qërim hesapesh me persona duke përfshirë edhe kolegët e tij”,  neni 16.

 

Doracakun e Krithinkut shtjellohen llojet e manipulimeve që hasim në media. Në këtë rast, autori priret të besojë, ose të mos besojë fare por ta bëjë me qëllim,  se mesiguri këta artistë duhet të kenë ndonjë interes të madh në të ardhmen pasi kanë marrë pjesë në një spot të tillë, edhe pse, gjithmonë sipas autorit, ata turpërohen që janë pjesmarrës në një video të tillë. Njëkohësisht autori pretendon se vetëm këto janë mundësitë që i ka paraqitur në formë të akuzës, si zgjidhje të vetmë të aktorëve, kur në fakt ekzistojnë më shumë mundësi pse ata mund të jenë kyçur në një fushatët të tillë. Në të parën kemi të bëjmë me manipulimin Thirrje e mundësisë, ndërsa në të dytën me Dikotominë false.

Për lexuesit

Një pjesë e lexues gjykojnë nga titulli, ndoshta nuk e lexojnë fare tekstin, prandaj titulli flet shumë për cilësinë e lajmit. Ndaj, po të zhyten e të lexojnë në një tekst të tillë shumë shpejt shuhen edhe gjykimet, sepse kupton shumë lehtë që është një tekst krejt tendencioz, pa fakte, fund e krye koment, dezinformatë, gënjeshtra, njëanshmëri dhe gjithçka që s’ka të bëjë me punën e një gazetari profesionist. Si gjithmonë, këshillojmë që t’i shmangni mediat e tilla, nuk do keni asnjë dobi, përkundrazi.