[Recension: Elena Luka është e sëmura nga koronavirusi]
Rasti i parë i konfirmuar i të sëmurit nga koronavirusi në Maqedoni e ngriti në këmbë gjithë opinionin. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se rasti i parë i virusit të ri në vend është një grua 50-vjeçare nga Shkupi që ka qenë në Itali para një muaji. Pacientja është vendosur në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, ndërsa tetë pasagjerë dhe shoferi i furgonit me të cilin ka udhëtuar gruaja, janë vendosur në izolim shtëpiak, pesë prej të cilëve janë nga Strumica.
Këto të dhëna dikujt i kanë mjaftuar që të konstatonte se e sëmura ishte Elena Pandeva, pronare e markës së modës, “Elena Luka”, e cila, gjoja, është sëmurë përderisa me ekipin e saj ishin në Itali, ku kanë marrë pjesë në javën e modës në Milano. Edhe ky spekulim, i pakonfirmuar nga ndonjë burim relevant, u përhap gjerësisht në rrjetet sociale.
Linku deri te artikulli origjinal: Elena Luka është e sëmura nga koronavirusi
Data dhe koha e publikimit: 27.2.2020
Data e recensionit: 02.3.2020
Recenzues: Simona Atanasova
Vetëm për faktin se disa nga personat që kanë udhëtuar me furgonin së bashku me të sëmurën janë nga Strumica, prej ku është edhe Pandeva, dhe fakti se e sëmura ka moshë të ngjashme me Pandevën nuk do të thotë se duhet të publikohen informata të këtilla të paverifikuara.
Ky spekulim është publikuar pa pasur konfirmim nga të paktën një burim relevant, e as nuk është kërkuar konfirmim/mohim nga Pandeva. Sikur informacioni të ishte verifikuar përpara se të publikohej, do të shmangej çdo situatë e pakëndshme që iu shkaktuan, me dashje ose pa dashje, Pandevës.
Për shkak të përhapjes masive të informacionit, Pandeva iu drejtua publikut përmes një video-mesazhit të postuar në profilin e saj në Facebook dhe mohoi se ishte e sëmurë.
Shumë njerëz më thirrën këto dy ditë. Në fillim mendova se ishte ndonjë situatë komike, se bëhet fjalë për ndonjë shaka. Por në fund e shoh se gjërat komplikohen, se situata bëhet gjithnjë e më serioze. Shumë njerëz na pyesin se a jemi ne njerëzit që kanë ardhur nga Milanoja dhe se jemi të sëmurë nga koronavirusi, se unë jam e infektuar, ndërsa të tjerët në karantinë. Jemi të hutuar seriozisht, nuk e di se prej ku vijnë të gjitha këto diskutime. Ne absolutisht nuk kemi qenë jashtë shtetit, as unë e as ekipi im nuk kemi udhëtuan diku. Dua të mohoj ashpër dhe të them se e gjithë kjo nuk është e vërtetë. Të gjithë jemi të sigurt, jemi në Maqedoni dhe nuk kemi qenë në Itali.
Raportimet e këtilla të rreme shkaktojnë siklet për personat për të cilët shkruhet, si dhe frikë dhe shqetësim për të afërmit e tyre. Me dezinformatat e këtilla në mënyrë të vrazhdë shkelen vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave.