Institucionet dhe mediat nuk duhet të lejojnë gabimet e tilla!

Foto: Pexels
Fotografia është marrë nga “Pexels” 

Përcjellja e kumtesave policore nga mediat në stilin “copy paste” duke mos lekturuar ato edhe kur kanë gabime të mëdha drejtshkrimore, është gjë shumë e dëmshme pasi që keq-edukojnë lexuesit dhe prishin nivelin e përdorjes së gjuhës.
Nga ana tjetër, përpiluesit e kumtesave duhet të jenë njerëz profesional të vetëdijshëm për rolin e tyre në formësimin e opinionit publik si me përmbajtjet e tyre ashtu edhe me mënyrën si shkruajnë.

Shkruan: Ferikan Iljazi Arifi 

Me 6 prill 2018, sektoret e policisë së Tetovës dhe Kumanovës në Maqedoni filluan të komunikojë me mediat edhe në gjuhën shqipe. Ajo që të vret syrin është fakti se Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, që prej fillimit është dalluar për nga një mori gabimesh drejtshkrimore në komunikim zyrtar. Edhe përkundër rikujtimeve dhe kritikave madje nëpërmjet teksteve direkte publike, ky sektor nuk ka ndërmarrë asgjë për të përmirësuar komunikim zyrtar.

Meqë media konsiderohet si korrektiv i shoqërisë dhe pushtetit, atëherë është mëse e drejtë që mediat të reagojnë ndaj gabimeve të vazhdueshme drejtshkrimore të një zëdhënësi të sektorit të policisë, pasi përfaqëson një popull të tërë. Sidomos kur i marrim parasysh të gjithë ndikimet e fjalëve të huaja, sidomos maqedonishtes, në gjuhën shqipe, kjo mënyrë e komunikimit me qytetarët, vetëm  do tua humb atyre drejtimin, dhe nuk do të dinë të dallojnë atë çfarë është dhe atë çfarë nuk është në rregull gramatikisht.

Disa shembuj kur mediat transmetojnë kumtesat e SPB – Tetovë, pa i lektoruar dhe redaktuar. Edukojnë qytetarët gabimisht.

Për të ilustruar pohimin se mediat online por edhe mediat e tjera tradicionale, po i informojnë qytetarët gabimisht “nga pritesa për të redaktuar tekstet e SPB – Tetovë, do vendosim disa fotografi të testeve të publikuara, ose të kopjuara nga kumtesat e SPB – Tetovë, dhe do shihni se nuk është hequr asnjë pikë e asnjë presje. Përfshirë këtu edhe gabimet serioze gramatikore.

 

 

 

https://framepress.net/?p=44152

http://www.zhurnal.mk/content/?id=187211314359

https://albportali.com/gjendet-pa-shenja-jete-53-vjecari-ne-rrugen-tetove-zheline/

http://fax.al/read/article/19489981/padi-penale-per-19-vjecarin-nga-tetova-dyshohet-per-dhune

http://fax.al/read/article/19460674/digjet-shtepia-ne-pallatice-te-tetoves-lendohet-djali-i-pronarit

“Portalb” alarmoi për këtë fenomen, por SPB Tetovë nuk e korrigjoi zëdhënësin

Portali “Portalb” ishte mediumi i vetëm që reagoi ndaj kumtesave që ishin kryekëput me gabime drejtshkrimore, por edhe përkundër këtyre kritikave që kanë për qëllim vetëm nxitjen e përmirësimit, zëdhënësi i SPB Tetovë as nuk ka tentuar të përmirësojë veten, ose të paktën, SPB-Tetovë nuk ka tentuar që ta zëvendësojë ose mësojë zëdhënësin për komunikim të drejtë me publikun.

Zëdhënësi i SPB Tetovë ende dërgon kumtesa me gabime drejtshkrimore, ja disa prej tyre!

Ja disa nga kumtesat e fundit, përkundër sygjerimeve për korrigjim. Ka një mori fjalësh të huaja, të ndikuara në të shumtën e rasteve nga maqedonishtja, por ka edhe probleme me sintaksën. Dorën në zemër ka edhe një mori gabimesh drastike të fjalëve të thjeshta që u shtohen ose hiqen shkronja pa nevojë. Kumtesat e analizuara janë vetëm për muajin janar, për çdo ditë me radhë, edhe pse kumtesa të tilla kishte edhe në vitin 2018.

(Fjalët e gabuara janë të nënvizuara me të kuqe, ndërsa disa fjali që nuk kanë kuptim, apo nuk kanë sintaksë në shqip, janë nënvizuar me vijë të zezë të hollë)

Institucionet bartin përgjegjësi të madhe!

Na duhet një strukturë e mirëfilltë e zëdhënësve që dinë të komunikojnë qoftë në shqip apo në gjuhë të tjera. Pasi institucioni shtetëror, publik, përfaqëson gjithë qytetarët, ka edhe përgjegjësinë më të madhe për të qenë sa më korrekt. Zëdhënësit shumicën e rasteve janë caktuar nga përfaqësues politik, të cilët paguajnë për të patur imazh më të mirë në publik, por me zëdhënës që nuk komunikojnë si duhet me qytetarët, në këtë rast me etninë e dytë më të madhe në shtet, jo vetëm që jepet mesazh i mungesës së respektit ndaj bashkëqytetarëve, por edhe i mungesës së interesit për të komunikuar me to.
Ky profesion modern i marrëdhënies me publikun ka edhe përgjegjësi edhe përparësi. Përgjegjësia më e madhe e PR – it është e ngjashme me atë të gazetarit, ai është i obliguar që të edukojë dhe informojë qytetarët në mënyrë të drejtë. Kur marketingu apo PR bëhet në mënyrë të gabuar, edhe tek qytetarët bëhet transmetim i gabuar.
Askush fundja nuk dëshiron të tregojë mungesë respekti ndaj qytetarëve prej të cilëve paguhet dhe merr mandatin ose vendin e punës, prandaj kjo detyrë ka përgjegjësinë e informimit dhe edukimit.

Kur institucionet informojnë me gabime drejtshkrimore, mediat duhet të jenë filtri i dytë i korrigjimit

Prandaj ndoshta edhe hierarkia ose filtrat e kontrollit në të cilat kalon një tekst në mediat tradicionale, e bën atë me më pak gabime drejtshkrimore. Por, për shkak të shpejtësisë, gjuha shqipe më së shumti vuan nga mediat online. Vuan edhe nga mungesa e një redaktori që do të kontrollonte tekstet para se ato të dalin para lexuesve.
Kur tekstet lëshohen , dëmi tashmë është bërë. Ke një mori nxënësish, që ndoshta po tentojnë të mësojnë drejtshkrim, por nuk e dinë që po mësojnë gabimisht. Ose njerëz të thjeshtë të cilët nga leximi i shpeshtë i një gabimi, ose fjale të huaj, fillojnë të mendojnë se ajo është fjala e drejtë. Kështu vetëm krijojmë gjenerata që nuk dinë ta përdorin gjuhën standarde shqipe. Kjo praktikë gjithnjë e më shumë po dëmton kualitetin e debatit publik.