Kali që iku nuk është në pronësi të MPB-së

Përkundër pretendimit në këtë postim, nga MPB për “Vërtetmatësin” deklaruan se ministria nuk ka në pronësi kuaj për më shumë se 10 vjet. Gjithashtu, në arkivat e mediave në Maqedoni gjetëm një seri artikujsh nga viti 2002, prej të cilave konfirmohet se mediat edhe atëherë kanë raportuar se kalorësia nuk është më në pronësi të MPB-së.

 

Kemi recensuar lajmin me postimFacebook, në të cilin pretendohet se një kalë policie ishte vjedhur nga departamenti i MPB-së në Hipodrom. Megjithëse, në përpjekje për të distancuar veten, autori i panënshkruar vendosi titullin në pikëpyetje dhe komentoi se incidenti ishte i pabesueshëm, megjithatë, në vetë tekstin, lajmi u paraqit si informacion i konfirmuar nga burime të MPB-së.

Kali u vodh nga departamenti i trajnimit të kafshëve të policisë në Hipodrom. Vlera e kësaj kafshe në pronësi të policisë është mbi 50 mijë euro sepse është një kalë i stërvitur profesionalisht që ndihmon policinë, thuhet në tekstin e botuar më 8 prill.

Gjithashtu thuhet se burimi i pretenduar dhe anonim, ishte i afërt i ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski dhe se kali ishte vjedhur nga një departament ku trajnohen qenët e policisë, dhe ku ka pasur siguri të madhe të MPB-së.

Përveç kësaj, burimi anonim ka thënë se kjo kafshë “ka mund ta vjedh dikush nga brenda, sepse është një vend i sigurt“. Dhe për t’i dhënë një kontekst krejtësisht të palidhur ngjarjes inekzistente, thuhet se burimi i pretenduar ishte “jashtëzakonisht i pakënaqur me faktin se kjo çështje po fshihet, pasi çështja me pasaportat e rreme në mënyrë të paligjshme është fshehur për një kohë të gjatë“.

Teksti nuk është publikuar në rubrikën “Satira”, ​​por në rubrikën “Kronikë” dhe është ilustruar me një fotomontazh nga ministri i Brendshëm Oliver Spasovski i hipur mbi një kalë para ndërtesës së MPB-së.

Nga MPB për “Vërtetmatësin” zyrtarisht thonë se MPB nuk posedon kuaj për më shumë se dhjet vjet.

Kali është në pronësi të një klubi kuajsh dhe pasi ai iku, është gjetur, na thanë nga MPB.

Në tekst nuk vërehet përpjekje për të konfirmuar informacionin zyrtarisht.

Ne gjithashtu kontrolluam arkivat e mediave në Maqedoni dhe gjetëm një seri artikujsh nga 2002, ku konfirmohet se mediat kanë raportuar atëherë se kalorësia nuk ishte më në pronësi të MPB-së.

Stalla e MPB-së, e përbërë nga 21 raca, iu dorëzua për përdorim klubit shtetëror të sporteve për sportet e kalërimit “Hipodrom”. Me pranim-dorëzimin, siç thuhet në vendimin e qeverisë të 11 dhjetorit, mjetet themelore të punës së policisë, kuajt, zyrtarisht stacioni për kalorësinë policore “Hipodrom” u ndal së punuari. Zoran Krstevski, këshilltar i ministrit të Brendshëm, tha para ceremonisë se MPB nuk ka nevojë për stallë dhe për shkak të zhvillimit të sporteve të kalërimit në Maqedoni, 21 kuaj i’u dhuruan klubit, raportoi televizioni “A1” në vitin 2002.

Më vonë në pasditen e 9 prillit, megjithatë mediat njoftoi se oficerët e policisë në Gazi Baba kishin gjetur një kalë arab të vjedhur me vlerë deri në 50,000 euro, dhe se ai ishte vjedhur të mërkurën në mbrëmje gjatë orës policore dhe i është kthyer pronarit të tij.

Nga MPB për “Vërtetmatësin” thonë se kali nuk është vjedhur por ka ikur, ndërsa zyrtarët e policisë e gjetën atë dhe e kthyen në klubin e kuajve.

Prandaj, duke pasur parasysh këto fakte, si dhe pozicionin e marrë zyrtarisht nga Ministria për Punë të Brendshme se ata nuk zotërojnë asnjë kalë të vetëm, informacionin se kali është në pronësi të MPB-së e vlerësojmë si të pavërtetë.

 

Qendra e resurseve në internet për shkathtësi mediatike dhe mendim kritik “Crithink” shërben si një arkivë publike e përmbajtjeve edukative dhe informuese të botuar nga “Metamorphosis” dhe nga projekte dhe organizata tjera, veçanërisht për anëtarët e Rrjetit për shkathtësi meidatike. Ky artikull u botua fillimisht nga shërbimi për verifikimin e fakteve “Vërtetmatësi” dhe është marrë me lejen e botuesit sipas kushteve të licencës Creative Commons – thekso burimin – pa intervenuar.