Klikime të zhgënjyera

 

[Recension: FOTO: Adelina Tahiri postoi foton e parë të vajzës së saj dhe tregoi se sa seksi duket pas lindjes së vajzës]

 

Teksti që e shqyrtojmë është “përshesh”. Artikulli padyshim është përgatitur me nxitim, pa i kushtuar shumë vëmendje përmbajtjes së tij. Me rëndësi është se ka titull tërheqës, i cili gjithsesi do t’i tërheqë lexuesit dhe klikimet.

Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Adelina Tahiri postoi foton e parë të vajzës së saj dhe tregoi se sa seksi duket pas lindjes së vajzës

Data dhe koha e publikimit: 12.9.2018

Data e recensionit: 14.9.2018

Recenzues: Ana Anastasovska

Titulli i tekstit, i cili thotë se Adelina Tahiri postoi foton e parë të vajzës së saj dhe tregoi se si duket pas lindjes, gjegjësisht se është “seksi”, është bombastik dhe i shkëlqyeshëm për tërheqjen e klikimeve. Por, kur lexuesi do ta hap lajmin, do të hutohet plotësisht.

Këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri para pak kohësh u bë nënë. Para gjysmë muaji ajo e fitoi fëmijën e saj të parë, djalin Jonin.

Teksti thotë se këngëtarja e lindi fëmijën e saj të parë, djalin Jonin, gjysmë muaj më parë. Titulli, nga ana tjetër, përmend vajzë. Mbetet e paqartë se Tahiri ka vajzë apo djalë.

Këngëtarja e postoi foton e parë të foshnjës dhe të vetes pas lindjes, shihni se si duket:

Ë gjithë kjo është mirë, por në fotografia ka këmbë të vogla dhe duar të mëdha. Nuk mund të shihet as foshnja, e as sa “seksi” është Tahiri, siç sugjeron titulli.

I gjithë teksti është kaotik dhe shkakton huti te lexuesit. Artikulli padyshim është shkruar me nxitim, pa i kushtuar shumë vëmendje përmbajtjes së tij. Sikur të jetë me rëndësi që vetëm titulli të jetë tërheqës.