Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni përmban lajm të vjetër por servohet si i ri dhe aktual. Nëse lexuesi nuk e verifikon këtë nëpërmjet kërkuesve në internet, do të mendojë se është aktual.
Linku deri te artikulli: Një burrë pakistanez përdhunon një vajzë 13 vjeçare, në qytetin e shenjtë të Mekes gjatë haxhit
Data e publikimit: 31.08.2019
Data e recensionit: 29.08.2019
Recensuese: Ajnur Bafqari
Një shembull konkret kemi në tekstin që po e recensojmë, e që në fakt është “kokë e këmbë” lajm i vjetër. Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur shumë kohë më parë, e që është riaktualizuar pikërisht në kohën kur po bëhej pelegrinazhi në Meke, me qëllim tërheqjen e vëmendjes dhe mbledhjen e klikimeve. Teksti i tillë, menjëherë u nuhat se është i vjetër, duke bërë që komentet të vërshojnë në lajmin që pati jetëgjatësi vetëm disa orë, pasi më pas i njëjti u fshi tërësisht nga ueb faqja.
Që ky është një tekst i vjetër, e vërteton teksti i shkruar jo më larg se në vitin 2018, ku protagonistja në ngjarje, atëherë vetëm 13 vjeçare flet për përvojat e saj gjatë kohës kur ka ndodhur ngjarja, My secret of sexual abuse at Mecca.
Në vazhdim ju sjellim fotografitë nga lajmi i publikuar dhe më pas i fshirë:
Lexuesi nuk duhet trajtuar si “injorant”
Gazetari nuk duhet të tallet me lexuesit e vetë dhe ta trajtojë atë sikur nuk ka aspak njohuri, pasiqë është pikërisht lexuesi i tij i cili, pasi të ketë vërtetuar se po mashtrohet, do të zgjedh që të mos informohet më nga ai burim i informacionit. Gazetari nuk duhet të shfrytëzojë lajmet e vjetra për të përmbushur rubrikat e tij, pasi në rast të përsëritjes së këtij fenomeni, do të humb mjaftueshëm nga lexuesit dhe të paktë do të jenë ata që do të mund t’i lexojnë ato rubrika.
Me ripublikimin e lajmeve të vjetra shkilet Kodi i gazetarëve, sipas të cilit gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të vërteta dhe në kohë, e jo të publikojë lajme që janë më të vjetra se një vit.
Nuk duhet të “hahet”, gjithëçka servohet në “tryezë”
Lexues, duhet të keni kujdes kur lexoni një lajm dhe në rast se ndesheni me një lajm që korrespondon me kohën e tanishme, që në rastin konkret ishte pelegrinazhi, nuk nënkupton se ai lajm me doemos duhet të jetë i vërtetë. Nëse një titull është senzacional, nuk nënkupton se përmbajtja nuk do të lë shumë për të dëshiruar.