Në rrjetet sociale po shpërndahet një fotografi e cila pretendon se paraqet efektet e vaksinës Astra Zeneca. Pa dhënë asnjë informacion për personin që paraqitet në fotografi, pa asnjë deklaratë dhe pa asnjë verifikim të pretendimeve në fjalë, ju kërkohet ndjekësve të japin mendimin e tyre për pasojat që gjoja shkakton kjo vaksinë. Nga kërkimi jonë vërejtëm se fotografia është shpërndarë në twitter, nga një person që thotë se është nga Londra, dhe vazhdimisht përhap teori konspirative.
Linku origjinal i postimit: Pas disa orëve nga pranimi i vakcinës Astra zeneca
Data e publikimit: 09.04.2021
Data e recensimit: 11.04. 2021
Recensuese: Shefkije Alasani
Një postim me përmbajtje shqetësuese po përhapet me shpejtësi të madhe në rrjetet sociale. Postimi përbëhet nga një fotografi ku paraqitet krahu i mavijosur i një personi. fotografia shoqërohet me përshkrimin: Pas disa orëve nga pranimi i vakcinës Astra zeneca .Çfar mendimi keni? Postimi është shpërndarë mbi 75 herë dhe është komentuar mbi 150 herë. Ky postim është shpërndarë në “facebook” nga një faqe që quhet Receta dhe Shëndetësi, faqe kjo e cila ka mbi 270 mijë ndjekës, por dhe nga faqe të tjera.
Shpërndarja e përmbajtjeve të tilla, të cilat shkaktojnë frikë dhe konfuzitet te lexuesi, duhet të jetë e kontrolluar. Nëse kanalet mediatike nuk janë të kujdesshëm në përmbajtjet që shpërndajnë atëherë ne si qytetarë duhet të dimë të distancohemi nga përmbajtje të cunguara të cilat kanë qëllime manipuluese.
Ky postim i imponon lexuesit frikë dhe paranojë. Një fotografi e pa identifikuar nuk mundet të jetë fakt se si janë pasojat e një vaksine apo çfarëdo fenomeni tjetër. Autori i këtij postimi tenton të imponojë mendime negative tek lexuesi duke përdorur analogjinë false dhe provat selektive. Sipas doracakut të Crithink me analogji false nënkuptojnë: Prirje për të bërë një analogji midis dy gjërave të palidhura, dhe pastaj analogjinë ta përdorim për të bërë një supozim. Ndërsa me provat selektive nënkuptojmë: Prirje për të treguar fakte që flasin për mbështetje të një pretendimi dhe në të njëjtën kohë injorim të fakteve që janë kundër të njëjtës.
Nga buron fotografia me këtë përshkrim?
Nga kërkimi që bëmë online vërejtëm se fotografia fillimisht është shpërndarë në Twitter në profilin e një personi që quhet Adriano Mazzola. Në profilin e këtij personi thuhet se ai është nga Londra dhe të gjitha postimet e tij rezultojnë të jenë kundër vaksinimit dhe mohojnë ekzistencën e virusit COVID 19.
Vetëm nga ky profil postimi në Twitter është shpërndarë mbi 300 herë dhe ka me dhjetëra komente. Komentet kryesisht janë të bazuara në teori konspirative dhe flasin për zhdukje të popullatës, manipulimin e gjeneve, teori anti-vaksinim, mohim i COVID-19. Në një koment personi Adriano Mazzola pyetet nëse në fotografi është krahu i tij. Mazzolo përgjigjet se ai nuk pranon të “helmohet me vaksina”, kshuqë krahu nuk është i tij. Por ai refuzon të tregojë se i kujt është krahu dhe as nuk jem më shumë detaje për fotografinë. Prandaj, nuk mund të thuhet se efektet janë të kësaj vaksine.
Çfarë rreziqesh dhe efektesh anësore dihen?
Është normale që pas një vaksine trupi të reagojë: Për shembull rreth vendit të gjilpërës mund të ketë skuqje, enjtje apo dhimbje. Edhe lodhja, rritja e temperaturës, dhimbjet e gjymtyrëve apo të kokës nuk janë të pazakonta në tre ditët e para pas vaksinimit. Këto reagime normale zakonisht janë të dobëta dhe nuk ndjehen më pas disa ditësh. Ato tregojnë, se vaksina po jep efektin e saj, sistemi imunitar i trupit reagon dhe trupi vetë krijon antitrupat mbrojtës përmes infektimit “të supozuar” nga vaksinimi. Këto reagime tipike janë raportuar edhe pas futjes në përdorim të vaksinës së BioNTech Pfizer, Moderna, Astra Zeneca dhe vaksinës ruse Sputnik V.
Krahas reagimeve tipike të vaksinës, në raste të veçanta ka pasur edhe reaksione të forta të trupit, si për shembull shok alergjik, për të cilat është raportuar. Por këto janë raste të veçuara. Në përgjithësi vaksinat e lejuara, sipas Agjencisë Europiane të Medikamenteve, EMA, autoritetit amerikan të medikamenteve, FDA, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH, janë të sigurta, përndryshe ato nuk do të ishin lejuar. (Lexo më tepër KËTU).
Cilët janë efektet e vaksinës Astra Zeneca?
Te kompania suedeze-britanike, Astra Zeneca një rast në shtator shkaktoi vëmendje të madhe mediatike gjatë fazës së testimit klinik. Një testues pas vaksinimit pësoi inflamacion të palcës kurrizore. Studimi u ndërpre për një kohë të shkurtër, derisa një komision i pavarur ekspertësh arriti në konkluzionin, se inflamacioni nuk ishte i lidhur me vaksinën. Edhe tek vaksina e AstraZeneca-s u shfaqën reaksione tipike, si dhimbje në vendin e injektimit, dhimbje muskujsh apo dhimbje koke dhe lodhje. Edhe këtu reaksionet shfaqeshin te personat e moshuar, por rrallë dhe efektet ishin të vogla, shkruan DW.
Sa janë efektive vaksinat kundër COVID19?
Burimi: Statistika