Përhapja e panikës nga mediat dhe sidomos shkrimi në mënyrë të papjekur i një lajmi, janë tregues se nuk kemi të bëjmë me një media serioze. Shkrimet pa asnjë fakt dhe pa asnjë kuptim tregojnë se janë kryekëput tendencioze dhe të pa vërteta. Të zë hapsëirë mediatike një lajm i tillë në një media është e pa pranueshme. Lajmi që morëm për recensim ka shkelje serioze të profesionalizmit dhe etikës, pikërisht elemente themelore që duhe të shoqërojnë një media të mirëfillt.
Linku origjinal i artikullit: Kujdes/ Jane gjetur dy kapsula te çuditshme /A duhet tu besojme ?
Data e publikimit: 16.04.2020
Data e recensimit: 19.04.2020
Recensuese: Naile Dauti
E pabesueshme
“Shpërndajeni sa me shume kete foto .Sapo gjeta nje kapsulë virusi në një shkurre pranë një zone shpërthimi”, me këtë përshkrim fillon artikulli që po recensojmë.
Me të lexuar këtë fjali, nënkuptohet se ky duhet të jetë ndonjë shkrim personal i dikujt, bërë nëpër rrjete sociale. Sepse në tekst flitet në vetën e parë njëjës. Por kur lexon më tej, nuk ka asnjë sqarim, as kush e ka gjetur, as ku dhe ku është gjetur, por nuk dihet as kush e ka shkruar. Teksti nuk është i autorit që e ka publikuar, është thjeshtë kopjim fije për pe nga portalet tjera, të cilat me siguri edhe ato e kanë marrë prej diku. Por megjithatë, kjo nuk e arsyeton autorin që e ka publikuar këtë lloj teksti skandaloz.
Teksti më tej vijon me teoritë e veta të konspiracionit, pa asnjë fakt, thjeshtë duke u bazuar në një foto, modifikimin e së cilës mund ta kuptojë edhe një person që nuk ia ka fare idenë për montazhin dhe fotoshopin.
“Kjo është një luftë e vërtetë që na mashtrojne ata qe i hodhën këto enë ne zona të izoluara për të na helmuar të gjithëve. Kam mesuar se jane gjetur dhe dy gjetje të tjera të kapsulave të ngjashme në Francë dhe Grenlandë. Shpresoj që te gjenden shpejte ata qe janë përgjegjës dhe te ndëshkohen nga NATO dhe kush ka fuqine dhe eshte njerezor” shkruhet në artikull.
Teksti vazhdon në vetën e parë njejës dhe hedh dyshime se kapsula të tilla janë gjetur në Francë dhe Grenlandë, pa çka se nuk i ka sqaruar lexuesit njëherë se ku është gjetur kjo për të cilën flitet në artikull.
Konceptet e manipulimit, “Arsyetim rrethor” dhe “Thirrja e emocioneve”
Përmes këtij artikulli tërësisht dezinformues autori ka tentuar që pretendimin e vet ta vërtetojë, përforëcojë dhe dëshmojë, por si duket pa sukses edhe atë vetëm përmes një fotoje, duke supozuar se është i vërtetë. Njëkohësisht, duke e ditur se tema të tilla që përfshijnë korona virusin kanë vëmendjen e secilit, keqpërdorë emocionet e njerëzve, shton pasigurinë dhe ngjallë frikë.
Për lexuesit
Titujt pyetës, janë tregues se lajmi në brendinë e tij nuk është i konfirmuar dhe mund të hamendësojë lexuesin. Mungesa e burimit të informacionit dhe besushmëria e ulët e të njejtit, lajmet me nënkuptime, thumba, panik, janë karakteristikë e lajmeve që nuk duhet t’i lexoni, sepse nuk keni asnjë dobi, përkundrazi vetëm dyshume, konfuzion dhe shqetësim pa nevojë.
Ky artikull është pjesë e raportimit special të Krithink-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.