Në fotografi nuk është djali i presidentes së Estonisë

Në Facebook u shfaq një status, i cili tërhoqi vëmendje të konsiderueshme dhe që përmbante një tekst me fjalët ” Presidentja e Estonisë dhe djali i saj. #DerraLiberal Zhdukuni! “dhe nën të ka një foto me tre persona – dy burra dhe një grua në mes. Burri në të djathtë ka veshur një fustan të grave rozë dhe ka veshur taka të larta. Emri i tij është Mick Parnitz dhe ai është një shkrimtar, por edhe një aktivist që lufton për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të dhunës seksuale, gruaja në mes është Kersti Kaljulaid dhe ajo është Presidentja e Estonisë , burri në kostumin në të majtë është Raivo Aeg, ish oficeri policor dhe Ministri aktual i Drejtësisë në Estoni. Dhe jo, Mick Parnitz nuk është djali i Presidentes estoneze Kersti Kaljulaid.

Javën e kaluar, këta tre persona ishin në të njëjtin manifestim ku ju jepen çmime personave të angazhuar në luftën kundër dhunës seksuale. Një nga fituesit ishte edhe Mick Parnitz, të cili ju dha çmimin për fushatën me titull “Nuk është mirë!” për të mbrojtur gratë dhe fëmijët nga dhuna seksuale.

Parnitz, si të gjithë fituesit e tjerë të çmimeve, mbajti një fjalim, i cili ishte aq kontrovers sa fustani i tij rozë dhe takat e larta. Në atë fjalim, Parnitz iu referua situatës së dhunës seksuale në vend, duke theksuar se është gjë e keqe, se fëmijët dhe gratë janë viktima të dhunës seksuale kryesisht nga burrat e familjes e tyre. Ai shtoi se gjithashtu fajëson burrat që miratojnë ligje për të cilat ai beson se nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme për viktimat e mundshme, dhe vuri në dukje kundërshtim të veçantë ndaj ligjeve që e bëjnë të ligjshëm që një 14-vjeçar të kryejë marrëdhënie seksuale edhe me një 60-vjeçar, duke shtuar se kjo inkurajon pedofilinë. Që do të thotë se kundërshton legjislacionin liberal që Estonia ka për këtë çështje. D.m.th, ai bëri saktësisht të kundërtën e asaj për të cilën akuzohet në këtë status me fjalët ” derra liberal”. Por, për të mos i lënë vend konfuzionit, ka vende të tjera në botë me të njëjtat dispozita ligjore, sipas të cilave mosha minimale në të cilën një person mund të pajtohet me ligj të marrë pjesë në marrëdhënie seksuale, është 14 vjeç.

Sidoqoftë, më tepër diskutime nxiti pretendimi i tij se familja estoneze “është vendi më i rrezikshëm për një fëmijë, si dhe një grua të rritur”, duke aluduar në rreziqet e abuzimit seksual që në Estoni kryesisht ndodhin brenda familjeve. Dhe përsëri, për të mos i lënë vend konfuzionit, kështu është në të gjithë vendet e botës, aty ku janë zbatuar hulumtime për këtë temë. Estonia nuk është ndonjë rast i veçantë ose special. Dallimi i vetëm është se në shumë vende kjo çështje nuk diskutohet publikisht.

Le të kthehemi hashtagut “derra liberale”. Kz hashtag supozon se veshjet provokuese dhe fjalimi provokues i Parnitz dukej se kishte kaluar pa pasoja në Estoni. Por, sigurisht, nuk është kështu. Para së gjithash, Ministri Aeg nuk e konfirmoi çmimin e Parnitz, që do të thotë se nuk i është dhënë zyrtarisht atij. Ky çmim, edhe pse është shtetror, duhet të marrë konfirmimin nga Ministri, por ai nuk pranoi ta bëjë këtë. Për më tepër, ai theksoi se ai do të kërkojë përgjegjësi nga Komisioni që dha çmimin. Aeg gjithashtu kundërshtoi pretendimin e Parnitz se “familja tradicionale është një vend dhune dhe vendi më i rrezikshëm për një fëmijë. “Etiketat dhe akuzat e tilla të paturpshme janë plotësisht të papranueshme dhe të papërshtatshme,” tha ai. Për më tepër, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Estoneze, Riho Uhtegivendosi të mos paraqitet në pritje në Pallatin Presidencial me rastin e Ditës së Pavarësisë së Estonisë, dhe arsyeja për këtë konsiderohet të jetë performanca e Mick Parnitz. Media e lirë e Estonisë diskuton gjerësisht për aktin provokues të një aktivisti të të drejtave për viktimat e dhunës në familje, me tituj që pyesin nëse një fustan rozë mund të dëmtojë vërtet dinjitetin e një kombi dhe çfarë do të thotë për dinjitetin e tij. E gjithë kjo tregon se gjërat nuk janë aq “liberale” siç duken.

Përndryshe, në historinë e aktivizmit perëndimor, dhe veçanërisht për çështje dhe probleme që nuk janë në fokusin e publikut dhe për të cilat është e vështirë të tërheqësh vëmendjen, aktivistët shpesh janë drejtuar drejt lëvizjeve tronditëse, kur asgjë tjetër nuk ka ndihmuar. Fustani rozë dhe takat e larta të Parnitz nuk janë asgjë. Në fund të shekullit 19-të dhe fillim të shekullit të 20-të, në vendet anglo-saksone sufragetët dolën me një lëvizje që luftoi për të drejtën votës për gratë. Këtë betejë gratë e kanë realizuar me dekada përmes protestave të shumta, të cilat shpesh përfunduan në rrahje çnjerëzore nga policia (dhe kalimtarët meshkuj), si dhe me abuzime seksuale dhe madje edhe përdhunime nga policia. Gratë në Mbretërinë e Bashkuar janë lidhur me zinxhirë në shinat e trenit në shenjë proteste. Por, në veçanti tronditëse është masa e një prej udhëheqësve më radikale të sufragetëve të Britanisë, Emily Wilding Davidson. Nëse keni nerva të fortë, hidhni një vështrim kësaj videoje (shënim: videoja nuk është e destinuar për fëmijë) në të cilën do të shihni Davidson në garat më të famshme dhe më të rëndësishme me kuaj në Britaninë e Madhe, në të cilën garoi edhe kali mbretëror, në prani të vetë mbretit, pa i treguar askujt më parë, kërcehet nga nga audienca, ndalet para kuajve me ç’rast shkelet dhe vdes. Vetëm për të tërhequr vëmendjen e publikut, dhe duke ditur që do të ketë një audiencë të madhe në ato gara, si dhe që lëvizja e saj do të regjistrohet në film. Dhe kjo nuk është e gjitha. Ajo më parë ishte arrestuar nëntë herë. Në burg ajo shkonte rregullisht në grevë urie, pas së cilës ajo iu nënshtrua ushqimit të detyruar, i cili është jashtëzakonisht i dhimbshëm dhe bëhet duke vendosur një zorrë në hundë që lidhet me traktin digjestiv dhe përmes së cilës ushqehet. Ajo u përpoq të hidhej nga kati i dytë i burgut në mënyrë që të tërhiqte vëmendjen ndaj kërkesave të sufrageteve, për të mos përmendur faktin se në një rast ajo rrahu një burrë, duke menduar se ishte politikan. Ajo e bëri këtë me një kamxhik. Kështu që tradita e tronditjes së publikut nga aktivistët sigurisht nuk u shpik nga Mick Parnitz. Është e gjatë dhe tronditëse.

Në fund, vetëm disa fjalë për origjinën e këtij postimi. Përmbajtjet më të njohura në mediat sociale për këtë temë dhe të pavërteta vjen nga llogari që mbështesin Kremlinin. Në një llogari pro-ruse në Twitter me emrin Logan postoi një cicërimë që është ndarë mbi 750 herë, ka mbi 1.400 pëlqime dhe qindra komente. Në anglisht, një cicërimë e ngjashme mund të gjendet në faqen e “Scott Humor”, llogaria e të cilit mbulon ngjarjet në Rusi dhe e cila është gjithashtu shumë e njohur, me 620 shpërndarje dhe mbi 1.000 pëlqime. (vertetmates.mk)