Në raste kur për një kohë të gjatë, një informacion i caktuar zë vend ”të rëndësishëm” në hapësirat mediatike dhe gëzon vëmendjen e opinionit, mediat online e kanë “të vështirë” të heqin dorë së publikuari “informacione” për atë ngjarje, edhe pasi të ketë përfunduar interesimi dhe të kenë pushuar zhvillimet e reja lidhur me atë ngjarje. Mediat online vazhdojnë të publikojnë tekste për atë ngjarje edhe kur nuk ka më asnjë “informacion” të ri.
Linku deri te artikulli: Sulejman Rexhepi kthehet përsëri në detyr, e kërkon populli me….
Data e publikimit: 06.06.2020
Data e recensionit: 07.06.2020
Recensuese: Ajnur Bafqari
“Për shkak të korrektësisë, po bëhemi jokorrekt!”
Një tekst që niset me dëshirën “për të qenë korrekt”, pastaj vazhdon me një retrospektivë, ka një përmbajtje boshe, nuk ofron asnjë informacion dhe krijon vetëm huti tek lexuesit. Këto terme e karakterizojnë tekstin që po e recensojmë. Teksti fillon me diçka që nuk është lajm, njofton për diçka që tanimë të gjithë e dijnë. Vazhdon duke përmendur disa “citate” të cilat përveç që përmenden nuk sqarohen dhe nuk kanë aspak kuptim. Përmenden poashtu edhe dy “story”, të cilat nuk paraqiten askund. I gjithë teksti ngjan me një postim fejsbuku dhe nuk ka as fakte, as burim të informacioneve, as përmbajtësi, përmban dozë të lartë të komentimit dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë kuptim.
“Per shkak të korektësisë, po e njohtojm opinionin se në faqen e h. Sulejman ef. Rexhepit, teksti i fundit që është publikuar ka qenë ai me të cilën ai ka bërë të ditur dorëheqjen e vetë të parevokueshme nga posti i Reisul Ulemasë të BFI në RMV. Dy citate që kanë dalur në “story” janë keqpërdorim dhe nuk kanë të bëjnë me qëndrimet e h. Sulejman ef Rexhepi”- thuhet në tekstin që po recensojmë
Titull joadekuat, hapje dilemash, asnjë informacion!
Titulli i këtij teksti është joadekuat, manipulues dhe e shtynë lexuesin që të bëjë interpretim të gabueshëm. Titulli flet për rikthim të numrit një të BFI-së detyrë, megjithatë në tekst kjo gjë nuk figuron askund. Në fund, autori me pjesën ” A do të kthehet Sulejmani në krye të detyrës pritet të shihet në ditët në vazhdim” vetëm hap dilema në fund të tekstit dhe nuk jep asnjë sqarim më shumë. Teksti përmbyllet me koment të autorit që madje është ofendues për lexuesit. Në tekst thuhet se “populli naiv në Maqedoni i besoi atij dhe tani Virusi CORONA u shpërnda me të madhe”. Autori i ka dhënë të drejtën vetes që të drejtojë madje edhe akuza, se gjoja personi për të cilin e shkruan tekstin, është fajtorë për rritjen e numrit të të infektuarve me virusin korona.
Koncepti i manipulimit “Pas kësaj, do të thotë për këtë”
Ky koncept i manipulimit, karakterizohet me prirjen për të besuar se nëse një ngjarje i paraprinë një të dyte, ajo është shkaku i shfaqjes së saj. Në këtë rast autori pohon se vendimi i ish kreut të BFI-së për hapje të xhamive, është arsyeja se përse numri i të infektuarve të rinj me koronavirus është më i lartë. Autori këto pretendime nuk i mbështet askund.
Kursejeni veten nga tekstet boshe!
Lexues, nëse një tekst nuk ka porosi, qëllim dhe ndikim të caktuar mbi mendimin publik, që janë edhe elemente kryesore për çdo zhanër gazetaresk, atëherë ska ç’ju duhet leximi i atij teksti. Nëse një tekst po ju ofron vetëm pikëpyetje dhe nuk po e jep asnjë përgjigje, shmangeni, nuk keni përse të humbni kohën, kursejeni vetën nga tekstet boshe!
Ky artikull është pjesë e raportimit special të Krithink-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.