[Recension: MËSOJMË TË PARËT: SOT NUMRI I TË SËMURËVE TË RINJ ËSHTË RRETH 200]
Linku deri te artikulli origjinal: MËSOJMË TË PARËT: SOT NUMRI I TË SËMURËVE TË RINJ ËSHTË RRETH 200
Data dhe koha e publikimit: 6.6.2020
Data e recensionit: 6.6.2020
Recenzues: Mirosllava Burns
Portali jozyrtarisht ka mësuar se numri i të infektuarve të rinj me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit është rreth 200 persona. Megjithatë, pasi u publikuan statistikat zyrtare për atë ditë nga Ministria e Shëndetësisë, 125 persona u testuan pozitivë për koronavirus, një shifër që është për 75 pacientë më e ulët se ajo që përmendet jozyrtarisht në të gjithë tekstin që e recensojmë.
Në nenin 1 të Kodit Etik të Gazetarëve, shkruan se gazetari duhet të publikojë informacione të sakta dhe të verifikuara.
Numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se sa që raportoi kjo medie. Informacioni u transmetua edhe nga media të tjera.
Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë realizuar 1085 teste, dhe janë regjistruar 125 raste të reja të Kovid-19, edhe atë në: Shkup-46, Kumanovë-19, Stip-17, Prilep-1, Tetovë-16, Strugë-7, Veles-3, Manastir-1, Ohër-5, Gostivar-6, Koçanë-1, Delçevë-1, Negotinë- 2.
Reagoi edhe Ministri i Shëndetësisë,Venko Filipçe, duke u bërë thirrje mediave të mos publikojnë shifra spekulative herët në mëngjes, siç ka ndodhur ditët e fundit.