Pyetje dhe përgjigje në lidhje me thirrjen e dytë për mbështetjen e organizatave lokale të shoqërisë civile në kuadër të projektit “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – KriThink”
Afati i fundit për dorëzim: 15 korrik 2019
- Sa i përket Programit të granteve të vogla në kuadër të projektit “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – KriThink”, ju lutemi të na informoni se, përveç shoqatave qytetare, në këtë thirrje a mund të paraqiten dhe të aplikojnë edhe mediat.
- Në thirrjen në kuadër të projektit “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – KriThink” si bartës i i projektit patjetër duhet të jetë një organizatë qytetare, e cila duhet DETYRIMISHT për partner të ketë edhe një medie. Media NUK MUND të jetë aplikues, gjegjësisht bartës i projektit.
- Lidhur me thirrjen tuaj Kërkesë për aplikime – Grante për organizatat e shoqërisë civile në kuadër të projektit Krithink, do të dëshironim të parashtrojmë një pyetje, edhe atë rreth pjesës së dokumenteve shtesë, gjegjësisht informata për partnerët, letrën e mbështetjes, a keni ndonjë shabllon që e përdorni ose këtë ta bëjmë sipas modelit tonë.
- Në kuadër të thirrjes dhe dokumentacionit të aplikimit, nuk ka ndonjë shabllon të detyrueshëm të letrës së mbështetjes të cilin aplikuesit duhet ta përdorin gjatë përgatitjes dhe dorëzimit të dokumenteve shtesë përveç dokumenteve të detyrueshme që dorëzohen.
- Më intereson se në këtë thirrje a mund të aplikojmë ne si shoqatë e arsimtarëve të fizikës në shkollat fillore dhe të mesme, profesorëve universitarë, inxhinierëve, studentëve të fizikës nga e gjithë Maqedonia. Kuptohet, nuk jemi organizatë civile lokale, jemi të regjistruar në Shkup, por ekzistojmë tashmë 70 vjet. A është ky kriter sipas të cilit mundemi (ose nuk mundemi) të aplikojmë?
- Thirrja ka për qëllim kryesisht mbështetjen e partneriteteve të organizatave civile lokale me mediat, por nuk e përjashton pjesëmarrjen e organizatave që formalisht nuk janë të definuara si lokale, nëse projektet që do t’i ofrojnë i plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe synojnë përmbushjen e nevojave të identifikuara të komuniteteve lokale, gjegjësisht nëse janë të përqendruara në një rajon të caktuar planifikues. Në këtë drejtim, pjesëmarrja e organizatës suaj nuk është e kufizuar paraprakisht, dhe nëse aplikacioni juaj është i plotë dhe i përgjigjet kushteve të thirrjes, marrja e grantit varet nga vendimi i jurisë dhe miratimi nga donatori.