[Recension: Disa adoleshentë vetë hynë në vendstrehimin e Titos në Malin e Zi të Shkupit- Ja çfarë gjetën brenda]
Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni përmban lajm të vjetër një vjet, dhe e plason atë si të ri dhe aktual.
Linku deri te artikulli origjinal: Disa adoleshentë vetë hynë në vendstrehimin e Titos në Malin e Zi të Shkupit- Ja çfarë gjetën brenda
Data dhe koha e publikimit: 12.12.2018
Data e recensionit: 20.12.2018
Recenzuese: Ana Anastasovska
Lajmi se disa adoleshentë vetë kanë hyrë në vendstrehimin e Titos në Malin e Zi të Shkupit vetëvetiu është interesant dhe gjithsesi tërheqës për lexuesit. Lajmi është i shkurtër dhe përmban një videoklip nga “akti heroik” i tyre.
Por, kur e hapni videoklipin në kanalin YouTube, do të shihni se ai është dy vjet i vjetër, gjegjësisht, për herë të parë është publikuar më 16 nëntor 2016.
Duke u nisur nga ajo se kur është publikuar për herë të parë videoja, vendosëm ta kërkojmë tekstin në Google dhe gjetëm se teksti i njëjtë është publikuar para një viti. Që do të thotë se, sipas rregullave gazetareske, edhe atëherë lajmi ka qenë i vjetër, e lëre më tani. Dhe nëse atëherë ka mundur të shihet midis gishtave, pasi që mediat atëherë e kanë publikuar lajmin për herë të parë, tani gjithsesi nuk është rasti i tillë.
Lajmi i vjetër publikohet përsëri dhe plasohet si i ri dhe aktual. Ripublikimi i lajmeve të vjetra mund të bëhet për arsye të ndryshme. Ndonjëherë ato janë legjitime. Për shembull, nëse ndonjë lajmi aktualizohet përsëri, nëse ndodhin ngjarje të reja lidhen me të, dhe ka nevojë që lexuesit të përkujtohen për atë që ka ndodhur në të kaluarën. Mirëpo, në atë rast theksohet se lajmi është i vjetër dhe se për herë të parë është publikuar para një, pesë apo dhjetë vitesh. Në këtë rast, bëhet fjalë për mbushjen e hapësirës dhe aspak nuk është theksuar se bëhet fjalë për lajm të vjetër. Ky lajm nuk është i lidhur me kohën, gjegjësisht, për të në shikim të parë nuk mund të thuhet saktësisht se kur ka ndodhur. Prandaj, nëse lexuesi nuk e verifikon këtë nëpërmjet kërkuesve në internet, do të mendojë se është aktual.
Në këtë mënyrë, me ripublikimin e lajmeve të vjetra shkilet Kodi i gazetarëve, sipas të cilit gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të vërteta dhe në kohë, e jo të publikojë lajme që janë më të vjetra se një vit.